Konjufca: Nga 9 janari fillojnë protestat për rrëzimin e Qeverisë

Dita

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak për veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Rubikon” tha se në një shtet normal ata që shkelin Kushtetutën do të jepnin përgjegjësi institucionale. Ai tha se protesta e 9 janarit është vetëm fillimi dhe se protestat do të vazhdojnë deri në rënien e Qeverisë.

Përkundër retorikës refuzuese të opozitës ndaj Gjykatës Kushtetuese, vendimin e fundit të kësaj Gjykate në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, Konjufca e cilësoi si të pranueshëm, duke thënë se në bazë të këtij vendimi duhet thirrur në përgjegjësi institucionet gjegjëse që kanë shkelur Kushtetutën.

Konjufca tha se opozita ka ardhur në një situatë kur kërkesë e vetme është rënia e kësaj Qeverie.

“Kur kemi kërkuar që Qeveria t’i tërheq marrëveshjet ajo nuk e ka bërë, e nuk e ka bërë as deri më tash. 4 muaj që janë bërë deri tash janë të mjaftueshme që këto kërkesa të opozitës të plotësohen dhe të kuptohet se janë serioze”, tha Konjufca.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *