Konkluzionet e samitit të NATO-s: Luftë terrorit, dialog me Rusinë

Elton Tafaruci

Terrorizmi, ndarja e ndershme e barrës financiare dhe Rusia ishin temat kryesore, që u diskutuan në samitin e NATO-s në Bruksel, ku për herë të parë merrte pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Ky i fundit kërkoi me ngulm, që anëtarët e aleancës të respektonin nivelin prej 2% të GDP-së për mbrojtjen dhe mori reagimin që priste prej tyre. Në konferencën për shtyp pas samitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dha detaje për ato që u vendosën.

“Ramë dakord për një plan të NATO-s kundër terrorizmit. NATO vendosi që të jetë zyrtarisht pjesë e koalicionin global kundër Shtetit Islamik, por kjo s’do të thotë se do të angazhohemi në luftime. Vendimi ynë dërgon mesazh të fortë për angazhimin kundër terrorizmit”, tha Jens Stoltenberg.

Përsa i takon ndarjes së barrës financiare, Stoltenberg tha se vendet anëtare ranë dakord që të hartojnë plane kombëtare për të respektuar kufirin prej 2% të GDP-së, për të treguar sesi do ta respektojnë atë. Ai shtoi se planet do të paraqiten në dhjetor. Stoltenberg u tregua mjaft i qartë edhe për Rusinë dhe tha se përforcimi i aleancës është reagim proporcional ndaj veprime ruse në Krime dhe Ukrainë.

“NATO është një aleancë mbrojtëse dhe kërkon të përforcojë këdo, por njëkohësisht duke kërkuar dialog me Rusinë. Ne nuk duam të provokojmë konflikte, por t’i parandalojmë ato”, tha Stoltenberg.

Pavarësisht ngacmimeve të gazetarëve, Stoltenberg nuk pranoi asnjë dyshim për angazhimin amerikan në NATO dhe tha se, presidenti Trump ka dhënë garanci për këtë. Në fund të fundit, nxitimi i Trump për të qenë në mes të grupit, madje edhe duke shtyrë kryeministrin malazez, Dusko Markoviç, duhet të tregojë se ai ka dëshirë të jetë aty.

Share This Article
1 Comment
  • Filozofia Europiane me qetesin ma te madhe ulur ne tavolin zgjidhe cdo ceshtje interresi pa i fute duarte ne zjarr:
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
    “Vendimi ynë dërgon mesazh të fortë për angazhimin kundër terrorizmit”, tha Jens Stoltenberg”.
    Kujt ia dergon dhe kush ingranohet per ti marre keto mesazhe tifozerie per tu inkurrajuar ne lufte kunder terrorizmit.Kush asht ky ekip i lojes lufte kunder terrorizmit.
    Filozofia vashdon me motivin:Larg bythes time.Si ma posht vijon:
    “NATO është një aleancë mbrojtëse dhe kërkon të përforcojë këdo.Ne nuk duam të provokojmë konflikte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *