Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Konkurrentet për “Oscar” si Aktorja më e Mirë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Jeta ne cift > Konkurrentet për “Oscar” si Aktorja më e Mirë
Jeta ne cift

Konkurrentet për “Oscar” si Aktorja më e Mirë

editor
Published February 22, 2013
Share
SHARE

Po afron ceremonia e Çmimeve Oscar dhe në kategorinë e aktores më të mirë asnjë nga kandidatet nuk duket se është favorite. Disa prej emrave spikasin, por asnjë prej tyre nuk duket favorite e qartë: Në filmin Beasts of the Southern Wild, Quvenzhane Wallis luan rolin e Hushpuppy-t, një vajzë e vogël në një jetë të pazakontë në kënetat e Luizianës. Aktorja e vogël nuk e imagjinonte dot që do të konkuronte për Oscar: Por megjithë interpretimin e thellë, vajza është ende një emër tepër i ri në Hollivud për të fituar statujën e artë.

Naomi Watts konkuron për interpretimin e saj në filmin The Impossible, ku luan rolin e një nëne me tre fëmijë, të përfshirë nga cunami i vitit 2004 në Tajlandë.  Kjo është hera e dytë që Watts konkuron për Oscar. Më parë ajo u emërua për lojën e saj në filmin 21 Grams:    Deri tani, loja e aktores në filmin The Impossible nuk ka tërhequr vëmendje të mjaftueshme për ta bërë atë favorite në këtë kategori.

86-vjeçarja Emmanuelle Riva është kandidatja më e moshuar që konkuron në kategorinë e Aktores më të Mirë. Ajo ka pasur një karrierë të gjatë e të ndritshme në vendlindjen e saj, Francë.   Ajo mori emër në vitin 1959 për rolin e saj në filmin Hiroshima Mon Amour të regjisorit Alain Resnais.  Kritikët kanë bërë komente pozitive për interpretimin e saj në Amour, ku ajo luan një grua të moshuar pranë vdekjes. Megjithë interpretimin e saj prekës, Anne mund mos ta ketë të garantuar çmimin Oscar. Disa thonë se ajo është shumë e moshuar dhe filmi është disi abstrakt për disa votues të Oscar-it.
Një tjetër emër në listë – Jessica Chastain:

Ajo konkuron në këtë kategori për rolin e saj në filmin e regjisores Kathryn Bigelow, Zero Dark Thirty. Karriera e aktores ka marrë hov gjatë viteve të fundit:  Ajo ka luajtur rolin e një gruaje në mëshirën e të papriturave të jetës në filmin Tree of Life, të regjisorit Terence Malik.  Aktorja interpretoi gjithashtu një grua të izoluar nga komuniteti i saj i bardhë në Jugun amerikan të viteve ’60 në filmin The Help të regjisorit Tate Taylor, ku personazhi i saj i del në mbrojtje një shërbëtoreje afrikano-amerikane që keqtrajtohet nga pronari.

Në filmin Zero Dark Thirty, ajo luan agjenten e CIA-s, Maya, e cila shpenzon dhjetë vjet në kërkim të Osama bin Ladenit.   Personazhi i saj është një grua e fiksuar, e izoluar dhe sipas disa kritikëve, pa thellësinë e një personazhi kryesor. Ata vërejnë se në film nuk shpalosen aspekte të mjaftueshme të karakterit të agjentes, gjë që mund t’i mohojë aktores fitoren e Oscar-it.
Arrijmë tani tek kandidatja e pestë në listë: Jennifer Lawrence.  Ajo luan Tiffany-n në Silver Linings Playbook, një grua me probleme emocionale e cila zë miqësi me një burrë me karakter bi-polar. Lawrence ka fituar dy çmime për këtë rol.  Karriera e saj mori hov dy vjet më parë kur u vlerësua për interpretimin e saj në filmin Winter’s Bone. Ajo luaNte rolin e një adoleshenteje e cila përpiqet të mbrojë familjen e saj të mbërthyer nga varfëria.   Lawrence luajti edhe rolin kryesor të Katniss Everdeen në filmin The Hunger Games, që i dha famë botërore.

Në rolin e Tiffany-t, Lawrence interpreton një vajzë me humor dhe me një karakter tërheqës. Por votuesit e çmimeve Oscar duhet të vendosin nëse një rol komik është i denjë për një prej çmimeve më të lakmuara të vitit.  VOA

editor February 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?