Janë me mijëra kuotat e lira të raportuara nga universitetet publike në mbyllje të regjistrimeve të Raundit të parë, duke iu dhënë kështu një shans të dytë maturantëve dhe kandidatëve të tjerë për të hyrë sërish në garë për studimet e larta universitare gjatë këtij viti. Ndonëse pjesa dërrmuese e kuotave të lira u përkasin institucioneve të arsimit të lartë në rrethe, të shumta janë edhe mundësitë që konfirmojnë për raundin e dytë universitetet e kryeqytetit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar ndarjen e plotë të kuotave të lira për të 12 universitetet publike në vend.
Aplikimi për këto kuota të lira do të nisë në fundjavë (19-21 shtator), ku maturantët do të duhet të plotësojnë sërish formularin e preferencave online. Regjistrimi i preferencave do të bëhet në të njëjtën kohë, si për kandidatët që duan të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në një nga degët e universiteteve publike, ashtu edhe për strukturat private të arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë.
Sistemi online do të pranojë për aplikim vetëm kandidatët që janë pajisur me dokumentacionin ligjor që fakton përfundimin e shkollës së mesme, që kanë mesataren e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për çdo program studimi, si dhe që plotësojnë kriteret e tjera shtesë që mund të kenë vendosur vetë universitetet për programet që ofrojnë. Ndërsa kandidatët që do të aplikojnë për t’u pranuar në një nga programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, në degët e arteve dhe të sporteve nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të kërkuar nga qeveria.
Sipas kritereve të përcaktuara më herët, në këtë raund të dytë kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët që kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, dhe që plotësojnë një nga këto kushte: Nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë, dhe nuk janë shpallur fitues, kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e mëparshëm dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe ata që janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë.
Vetëm maturantët që aplikojnë për herë të parë në këtë raund të dytë duhet të kenë shlyer tarifën prej 2,000 lekësh për plotësimin e formularit të preferencave, ndërsa kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë nuk do të shlyejnë më tarifë aplikimi. Shpallja e fituesve të këtij raundi do të bëhet publike në datën 28 shtator, dhe pas mbylljes së procedurave të ankimimit do të zhvillohet edhe procesi i regjistrimit të fituesve sipas datave të përcaktuara. Ndryshe nga raundi i parë, fituesit e raundit të dytë do të regjistrohen në 5 faza 48-orëshe që do të zhvillohen ndërmjet datave 30 shtator-9 tetor.
UNIVERSITETI I TIRANËS
PROGRAMI I STUDIMIT KUOTA TË LIRA
Administrim – Biznes 59
Administrim – Biznes (Sarandë) 44
Administrim dhe Politika Sociale 29
Arkeologji 49
Biologji 34
Bioteknologji 23
Drejtësi 38
Ekonomiks 52
Filozofi 70
Financë 24
Fizikë 70
Gazetari 47
Gjeografi 110
Gjuhë – Letërsi 38
Gjuhë Angleze 41
Gjuhë Angleze (Sarandë) 39
Gjuhë Frënge 83
Gjuhë Gjermane 12
Gjuhë Greke 27
Gjuhë Italiane 88
Gjuhë Ruse 30
Gjuhë Spanjolle 58
Gjuhë Turke 39
Histori 62
Informatikë 2
Informatikë Ekonomike 10
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 17
Kimi 69
Kimi Industriale dhe Mjedisore 72
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 37
Matematikë 45
Psikologji 8
Punë Sociale 43
Shkenca Politike 65
Sociologji 31
Teknologji Informacioni 14
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
PROGRAMI I STUDIMIT KUOTA TË LIRA
Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 20
Arkitekturë profili Arkitekt 8
Arkitekturë profili Urbanist 2
Inxhinieri Ekonomike 47
Inxhinieri Elektrike -Automatizimi i Industrisë 6
Inxhinieri Elektrike-Energjitikë 11
Inxhinieri Elektronike 14
Inxhinieri Fizike 65
Inxhinieri Gjeodezi 3
Inxhinieri Gjeoinformatike 17
Inxhinieri Gjeologjike 39
Inxhinieri Gjeomjedis 38
Inxhinieri Hidroteknikë 7
Inxhinieri Informatike 4
Inxhinieri Matematike 52
Inxhinieri Materiale 52
Inxhinieri Mekanike 11
Inxhinieri Mekatronike 18
Inxhinieri Mjedisi 19
Inxhinieri Ndërtimi 18
Inxhinieri Tekstili dhe Mode 34
Inxhinieri Telekomunikacioni 26
Inxhinieri e Burimeve Minerare 41
Inxhinieri e Naftës dhe Gazit 28
UNIVERSITETI I MJEKËSISË I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të lira
Farmaci 2
Fizioterapi 29
Higjienist Dentar 25
Infermieri e Përgjithshme 6
Logopedi 11
Mami 2
Mjekësi e Përgjithshme 0
Shëndet Publik 13
Stomatologji 0
Teknike Imazherie 15
Teknike Laboratori 16
Teknikë Dentare 13
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të lira
Agrobiologji 49
Bioteknologji Zooveterianare 56
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural 14
Ekonomiks i Aplikuar 5
Financë Kontabilitet 7
Informatikë Biznesi 8
Inxhinieri Agrare profili : Agronomi 51
Biologji Marine dhe Akuakulturë 53
Agromekanizëm 54
Arkitekture Peizazhi 61
Hortikulturë 54
Mbrojtje bimësh 57
Inxhinieri Agromjedisi 56
Teknologji Ushqimore 14
Vreshtari Enologji 98
Inxhinieri Përpunim Druri profili 33
Kopshtari 46
Mbarështim Pyjesh 42
Menaxhim Agrobiznesi 21
Menaxhim Turizmi Rural 32
Menaxhim Veterinar 22
Mjekësi Veterinare 23
Përpunim Druri 19
Menaxhimi i Burimeve Natyrore 55
Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit 44
Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale 57
Zooveterinari 23
UNIVERSITETI I SPORTEVE I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të lira
Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit 0
Shkenca e Lëvizjes 0
Shkenca të Rehabilitimit 5
UNIVERSITETI I ARTEVE I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të lira
Aktrim 0
Bastubë 1
Dirizhim 1
Fagot 2
Fizarmonikë Klasike 2
Flaut 4
Kanto 4
Kitarë 0
Klarinetë 4
Kompozicion 2
Kontrabas 3
Koreografi 0
Korno 1
Muzikologji 2
Oboe 0
Pedagogji Muzikore 1
Piano 1
Pikturë 0
Regji 0
Regji Filmi TV 0
Skenografi -Kostumografi 0
Skulpturë 0
Trombonë 3
Trombë 5
Violinë 3
Violonçel 2
Violë 2
UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS
Programi i studimit Kuota të lira
Administrim Biznesi 32
Administrim Publik 47
Aplikacion Ëeb dhe Dizenjim Grafik 32
Asistent Administrativ 19
Asistent Ligjor 21
Bankë Financë 36
Drejtësi 78
Filozofi – Sociologji 32
Financë Kontabilitet 7
Fizioterapi 10
Gjuhë Angleze 27
Gjuhë Gjermane dhe Angleze 12
Gjuhë Letërsi – Anglisht 26
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime 22
Histori 34
Infermieri e Përgjithshme 2
Informatikë Praktike 26
Komunikim me Marketing Digjital 52
Mami 3
Marrëdhënie me Publikun 50
Matematikë Informatikë 51
Mekanik Impiante Industriale dhe Bujqësore 41
Mekanik Detare 31
Menaxhim Hotel Restorant 30
Menaxhim Hoteleri Turizëm 20
Menaxhim Marketing 48
Menaxhim Ndërtimi 26
Menaxhim Transporti Detar/Tokësor 19
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 38
Menaxhim Turizëm Kulturor 33
Menaxhim i Bankave 17
Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 18
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 47
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl, I-VI 14
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 21
Navigacion dhe Menaxhim Detar 16
Ndihmës Dentist 18
Politikat Ekonomike 59
Psikologji 25
Shkenca Ekonomike 52
Shkenca Kompjuterike 35
Shkenca Politike 48
Sisteme Informacioni 71
Specialist Rrjetesh Kompjuterike 24
Specialist i Sistemeve të kondicionimit 24
Specialist pajisjesh elektronike 42
Teknik Elektrik 25
Teknologji Automobilash 16
Teknologji Informacioni 59
UNIVERSITETI LUIGJ GURAKUQI SHKODËR
Programi i studimit Kuota të lira
Administrim – Biznes 21
Biologji – Kimi 53
Drejtësi 199
Edukim Fizik dhe Sporte 0
Financë – Kontabilitet 17
Fizikë 30
Gazetari dhe Komunikim 28
Gjeografi 47
Gjuhë – Letërsi 37
Gjuhë Angleze 24
Gjuhë Frënge 19
Gjuhë Gjermane 11
Gjuhë Italiane 19
Histori 38
Infermieri (Fizioterapi) 1
Infermieri (Mami) 0
Infermieri e Përgjithshme 0
Informatikë 32
Matematikë 30
Mësuesi për Arsimin Fillor 47
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 48
Pedagogji muzikore 28
Pikturë e grafikë 12
Psikologji 34
Punë Sociale 8
Teknik sistemesh dhe rrjetesh kompjuterike 6
Turizëm 34
Udhërrëfyes turistik dhe menaxhues i itinerareve 19
UNIVERSITETI ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN
Programi i studimit Kuota të lira
Administrim – Biznes 72
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 50
Biologji – Kimi 50
Drejtësi 63
Edukator për fëmijët 0-3 vjeç 20
Edukim Fizik dhe Sporte 9
Edukim Qytetar 35
Ekonomi Turizmi 51
Ekonomia dhe e Drejta 78
Filozofi – Sociologji 35
Financë – Kontabilitet 52
Fizikë Kompjuterike 30
Fizioterapi 44
Gazetari 36
Gazetari dhe Gjuhë Angleze 35
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 22
Gjuhe Shqipe dhe Rome 9
Gjuhë Angleze 59
Gjuhë Frënge 23
Gjuhë Gjermane 20
Gjuhë Italiane 23
Gjuhë Shqipe dhe Frënge 20
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 36
Histori dhe Gjeografi 35
Histori dhe Gjuhë Gjermane 22
Imazheri 53
Infermieri Mami 11
Infermieri e Përgjithshme 0
Informatikë Ekonomike 84
Logjistikë 59
Logopedi 44
Matematikë – Fizikë 48
Matematikë – Informatike 50
Mekatronikë 71
Mësuesi për Arsimin Fillor kl. I-VI 42
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 43
Operator Turistik ne Gjuhe Gjermane 43
Psikologji 30
Punonjës Social 34
Sekretar I Specializuar dhe Administrativ 29
Teknik Laboratori 59
Teknik Mjedisi 71
Teknologji Laboratori 41
Teknologjitë e Informacionit 51
UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI VLORË
Programi i studimit Kuota të lira
Administrim Biznesi 77
Biologji 22
Drejtësi 123
Ekonomiks 61
Financë 105
Fizikë 20
Gjuhë Angleze 51
Gjuhë Italiane 19
Gjuhë Letërsi 47
Histori Gjeografi 27
Infermieri Mami 1
Infermieri e përgjithshme 2
Informatikë 18
Inxhinieri Elektrike 13
Inxhinieri Mekanike 25
Inxhinieri Navale 23
Kimi 19
Kontabilitet 119
Marketing 35
Matematike fizike 22
Matematikë 32
Meaxhim Turizmi 41
Mësuesi për Arsimin Fillor 27
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 28
Navigacion 27
Pedagogji e Specializuar 28
Shkenca Kompjuterike 15
Teknologji Informacioni 33
UNIVERSITETI FAN S. NOLI KORÇË
Programi i studimit Kuota të lira
Administrim Biznesi në Turizëm 24
Administrim dhe Politika Sociale 26
Agroushqim 29
Asistent Menaxher 22
Biologji Kimi 18
Biznes dhe Tregti 28
Biznesi në Marketing 22
Edukim Fizik dhe Sporte 0
Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme 12
Ekonomiks 26
Filozofi Sociologji 25
Financë Kontabilitet 10
Gjuhë Angleze 18
Gjuhë Letërsi 24
Gjuhë dhe Kulturë Frenge 19
Histori Gjeografi 11
Infermier i përgjithshëm 1
Informatike Biznesi 15
Inxhinieri Agronomike 30
Mami 2
Matematikë Fizikë 29
Matematikë Informatikë 23
Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv 20
Menaxhim 31
Menaxhim Agrobiznesi 26
Menaxhim Biznesi Bujqësor 18
Menaxhim Veterinar 22
Mjekësi e Bimeve dhe Hortikulturë 19
Mësuesi për Arsimin Fillor 15
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 18
Shërbim Social 9
Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve 32
Teknologji Informacioni 7
UNIVERSITETI EQEREM ÇABEJ GJIROKASTËR
Programi i studimit Kuota të lira
Administrim Publik 32
Asistent Menaxher në Shërbimet Turistike 36
Asistent administrativ 26
Biologji Kimi 19
Edukatore për Femijëri të Hershme 0-3 vjeç 11
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 10
Gjuhë Angleze 21
Gjuhë Italiane 15
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 20
Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek 4
Histori Gjeografi 20
Histori dhe Gjuhë Italiane 14
Infermieri Mami 18
Infermieri e Përgjithshme 23
Kontabilitet Financë 20
Librar dhe Biblotekar 25
Matematikë Fizikë 10
Matematikë Informatike 15
Mësuesi për Arsimin Fillor (kl. I-VI) 16
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 17
Ndihmës ekonomist 26
Teknologji Informacioni 13
Turizëm 20
Udhërrëfyes Turistik 30
