Konkurimi për universitetin/ Formulari A2 duhet plotësuar në këto data

Ornela

Pranvera Kola

Plotësimi i Formularit A2 për të gjithë maturantët që do të kunkurojnë për studimet e larta universitare do të nisë zyrtarisht në datën 28 korrik. Ekspertët e arsimit kanë shpallur tashmë kalendarin zyrtar me datat konkrete të aplikimit për studimet e larta në të tre raundet e pranimeve tw reja tw 2020-s. Aplikimi për studimet e larta do të kryhet vetëm nga kandidatët që kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave (me përjashtim të kategorive të përcaktuara), si dhe kriteret shtesë të pranimit që janë konfirmuar tashmë nga vetë universitetet. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, tek artet, apo edhe tek sportet, nuk kanë detyrim të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar.

Konkurimi për raundin e parë

Sikundër e përmendëm, maturantët që plotësojnë kushtet për të konkuruar në raundin e parë të pranimeve të reja, deri në datën 28 korrik duhet të shkarkojnë nga portali www.ualbania.al, faturën e aplikimit dhe ta shlyejnë atë në një nga bankat e nivelit të dytë, ose pikat e Postës Shqiptare. Pas kryerjes së kësaj procedure në datën 28 korrik këta kandidatë mund të listojnë edhe 10 preferencat me të cilat do të garojnë për të fituar universitetin.

Maturantët kanë afat 6 ditë për të përfunduar dhe dorëzuar formularin e plotësuar të preferencave. Sipas afateve të përcaktuara shpallja e fituesve të raundit të parë do të bëhet zyrtarisht në datën 31 gusht, dhe në datën 1 gusht do të zhvillohet procesi i ankimimit për të pakënaqurit. Për raundin e parë regjistrimet e fituesve do të zhvillohen në datat 2 deri në 15 shtator.

Procedura e regjistrimit të fituesve të këtij raundi do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Kështu çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve. Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar.

Aplikanti pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë që të regjistrohet në datat e përcaktuara për të vijuar sërish aplikimin në raundin e dytë. Për këtë ai duhet të paraqesë një kërkesë për ç’rregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë proces brenda aftit të vendosur, ky kandidat nuk ka më të drejtë që të ndryshojë degën e studimit për vitin e ri akademik.

Konkurrimi në raundin e dytë dhe të tretë

Maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk sigurojnë dot një të drejtë studimi në raundin e parë kanë edhe një shans tjetër aplikimi në raundin e dytë. Edhe në këtë raund gara do të zhvillohet sërish me 10 preferenca që duhet të përzgjidhen ndërmjet datave 19 shtator-21 shtator. Ndërsa shpallja e fituesve të këtij raundi do të bëhet në datën 28 shtator. Ndërsa aplikimet për raundin e tretë do të zhvillohen në datat 12 tetor-14tetor.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar kalendarin e plotë të datave të aplikimit për universitetin, afateve të regjistrimit, ankimimit dhe çregjistrimit për të tria raundet e pranimeve të reja të parashikuara për vitin akademik 2020-2021.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *