Konkuron për miss, pranoi se është djalë vetëm pasi shkoi në finale

Leda Hysa

Një djalë ka pohuar gjininë e tij të vërtetë pasi mbërriti deri në natën finale të “Miss Virtual Kazakistanit”.

Sipas “Sputnik Kazakistan”, 22-vjeçari Ilay Dagilev nga qyteti i Almatit, aplikoi për “’Miss Virtual Kazakistan” me emrin Arina Aliyeva dhe dërgoi disa foto.

Pasi kaloi të gjitha fazat kualifikuese, Dagilev pranoi për komitetin e konkursit se ishte djalë.

Kjo solli përjashtimin e të riut nga gara e bukurisë dhe përfshirjen e një tjetër konkurrenteje.

Dagilev tha se kishte vendosur të merrte pjesë në konkursin e bukurisë pas disa diskutimeve me miqtë e tij.

“Arrita deri në finale pasi konkurrova me rreth 4000 kandidate. Unë gjithmonë kam qenë për bukurinë natyrale. Në ditët e sotme shikojmë se shumica e vajzave vishen njëlloj dhe bëjnë të njëjtin makijazh. Ato mendojnë se janë të bukura duke ndjekur trendin, por unë nuk mendoj ashtu”, tha 22-vjeçari.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *