Konkurrenca e pandershme në Kavajë

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje Dita. Tregtarët e tregut industrial në Kavajë po falimentojnë nga konkurrenca e pandershme e qindra ambulantëve që kanë zaptuar trotuaret, nga ish-fabrika e qelqit deri te stadiumi i qytetit, nga ish-spitali e deri te agjencia e autobuzëve. Po kështu është edhe në hyrje të tregut, ku ambulantët kanë zaptuar trotuaret me miliona mall të gjithfarëllojshëm. Këtu nuk flitet për shitës të rëndomtë cigaresh apo bananesh, por për fitime që do i kishin zili tregtarët e tregut. Bashkia duhet të ndërhyjë urgjentisht, e mos të presë fillimin e fushatës elektorale. Policia bashkiake është kthyer njësoj si në kohën kur bashkinë e kishin demokratët e ndoshta edhe më keq akoma. Zoti Roshi, merre vetë në dorë këtë situatë se nesër ndoshta do jetë tepër vonë. Tregtarët e tregut janë tepër të revoltuar për këtë gjendje katastrofale. Lexoje pak gazetën Dita, se këtu njerëzit shprehin lirisht shqetësimet e tyre. Faleminderit!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *