Konkurrueshmëria, Shqipëria ngjit katër vende, por e parafundit në rajon

redaktor

Vendi ynë është bërë më konkurrues, por në rajon mbetemi ende të parafundit.

Ky është vlerësimi i bërë nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas raportit të fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2015-2016), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 93-ta, më katër vende përmirësim krahasuar me raportin e mëparshëm.

Studimi i Forumit është një ndër vlerësimet më të plota dhe komplekse të ekonomive kombëtare. Sipas këtij raporti, Zvicra vijon të ruajë vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe SHBA, ndërsa në vend të fundit është Guinea.

Shqipëria, renditet në vendin e 93, nga i 97-i që ishte në raportin e një viti më parë, duke lënë pas vetëm Serbinë që është në vendin e 94.

Më mirë në rajon paraqitet Maqedonia në vendin e 60, me përparime të dukshme me 10 vende më lart dhe më pas, Mali i Zi në vendin e 70, ndonëse me një rënie prej 3 vendesh krahasuar me raportin e mëparshëm.

Bosnja dhe Hercegovina renditet e 111-ta, nivel më i ulët në rajon. Sipas raportit, nënindeksi i shqyrtuar ku Shqipëria paraqitet me renditjen më negative është ai i inovacionit dhe mjedisi makroekonomik, ku jemi në vendin e 118.

Rekomandimet e raportit

Raporti vlerëson se në rang botëror rritja globale mbetet ende e ulët dhe papunësia vazhdimisht e lartë.

Ekspertët vlerësojnë se ka nevojë për forcimin e reformave për të kthyer konkurrencën si një mundësi e mirë për t’u ringritur ekonomikisht.

“Goditjet e fundit gjeopolitike, nga kriza në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme, terrorizmit dhe kriza emigrantëve i kanë shtuar vështirësitë ekonomike”, vlerësohet në raport. Sipas vlerësimit adresimi i pengesave për rritjen e ofertës mund të shkojë një rrugë të gjatë për të rivendosur rritjen ekonomike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *