Konkursi i 4-t Kombëtar ‘IMAGINE CUP 2015’

Dita

Microsoft Albania në bashkëpunim me Canadian Institute of Technology zhvilluan sot  Konkursin Kombëtar Studentor të Microsoft, “Imagine Cup Albania”. Imagine Cup është një konkurs botëror që organizohet çdo vit nga Korporata Microsoft me studentë në fushën e teknologjisë. Ky konkurs fokusohet në teknologjinë Microsoft dhe ofron një sfidë për të rinjë të talentuar që të punojnë në ekipe dhe zhvillojnë projekte në formë aplikacione novatore softuerike të cilat ofrojnë zgjidhje për problemet reale në botë.  Tema për konkuruesit është “Imagjinoni një botë ku teknologjia ndihmon në zgjidhjen e problemeve më të vështira.”

Për herë të parë këtë vit janë kualifikuar për fazën finale nxënës nga Shkolla Profesionale Teknike Elektrike “Gjergj Canco” të cilët garojnë me student nga institucione të arsimit të lartë publik dhe privat.

 E pranishme në këtë event ishte edhe  Milena Harito, Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike e cila shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e saj për traditën e konkursit “Imagine Cup”. Ministria Hartio, theksoi se ky konkurs është një frymë e mirë për të krijuar një traditë në fushën e inovacionit. Gjithashtu ajo ftoi të gjithë pjesmarrësit që të jenë pjesë e Javës  së Inovacionit që zhvillohet gjatë muajit Maj. “Shteti shqiptarë ka qenë një promotor i rëndësishëm nëpërmjet teknologjisë. Shqipëria ka nevojë për modernizim nëpërmjet teknologjisë së informacionit, i cili sot është shumë i thjesht” theksoi Milena Harito gjatë fjalimit të saj në konkursin studentor të Microsoft “Imagine Cup Albania”.

Agim Bekaj, Menaxher i Përgjithshëm, i Microsoft Albania shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë pjesmarrësit në këtë konkurs. Ai nënvizoi rëndësinë e konkurist “Imagine Cup Albania”, duke inkurajuar të gjithë pjesmarrësit për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet.

Ky event mori një vëmendje shumë të rëndësishme edhe nga Habib Hamam, President i Canadian Institute of Technology si dhe nga Gentjana Sula, zv. Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Gentiana Sula theksoi se teknologjia është mjeti më i mirë për të mbërritur infomacioni tek qytetarët, duke nënvizuar rëndësinë që kanë sot mediat sociale të cilat na ndihmojnë për të kuptuar edhe më mirë nëse mesazhet reflektohen. Ajo përgëzoi edhe përfshirjen e shkollave profesioanle në këtë aktivitet, duke shprehur edhe njëherë rëndësinë e teknologjisë së informacionit. Gjithashtu Znj. Gentiana, përmendi edhe nevojën e identifikimit të problematikave të shkollave bujqësorë në fushën e teknologjisë si dhe përfshirjen e këtyre shkollave në aktivitete të tilla për zhvillimin e teknologjisë.

Todi Thanasi, Udhëheqësi i Ekipit  nderuar me vendin e 1-rë në konkursin studentor “Imagine Cup Albania 2014“ me projektin “Signs on Table” shprehu mirënjohjen  dhe falenderimet e tij për kompaninë Microsoft. Gjithashtu ai shprehu nevojën për tu drejtuar drejt institucioneve publike dhe private për të bërë të mundur implementimin e projekteve të hartuara.

Share This Article
1 Comment
  • Te mos harojm qe kte vit mernin pjes edhe nga gjimnazi i pergjithshem Gjergj Pekmezi (Pogradec) nje grup i cili doli ne vend te 3-te ku te cilet konkuronin kundrejt studentesh ne shkolla te larta qe kan per shume vite qe studiojn ato dege(shteterore ose jo)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *