Ministria e Drejtësisë ka publikuar dje pasdite emrat e 24 drejtorëve të rinj të burgjeve në vend.
Gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve u hap në fund të muajit tetor 2017.
Konkurrentët iu nënshtruan testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Shumica e fituesve ashtu sic edhe paralajmëroi kryeministri Rama janë me formim ushtarak, por nuk mungojnë edhe drejtues nga shoqëria civile.
Bie në sy që nuk ka emra partiakë.
Më poshtë, janë emrat zyrtarë të drejtorëve të rinj të burgjeve të vendit:

