Datat e zhvillimit të konkursit me shkrim për të gjithë kandidatët që garojnë për të fituar një nga kuotat e miratuara për specializimet afatgjata në mjekësi janë 14, 15 dhe 16 prill. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar tashmë kalendarin me oraret e testimit për secilin nga 323 kandidatët që janë në garë, të cilin e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.
Provimet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë në fushën e mjekësisë do të zhvillohen në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Kandidati duhet të paraqitet në ambientet e kësaj qendre 30 minuta para fillimit të provimit të specializimit. Ditën e testimit duhet të keni detyrimisht me vete: “letërnjoftim (Kartë ID, ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e specializimit, dokumentin origjinal, si dhe një fotokopje të tyre, në të kundërt nuk lejoheni të hyni në provim”, shkruan Dita.
Lista e kandidateve specializime mjekesi 2018
p.k/dita
