SMS në DITA
Në 0689073730
E besueshmja DITA. Kam bindje se do e botosh këtë fenomen që po ngjet me reformën që po zhvillohet me drejtuesit e institucioneve në rrethin e Kurbinit. Unë jam i bindur se të gjithë drejtuesit, brenda 24 orëve duhet të ishin larguar nga puna dhe brenda 30 ditëve nga administrata, të largoheshin ashtu siç u larguan në 2005-n, në mënyrën më të egër, kur ne BARBARËT erdhëm në pushtet. Do të zënë vendet e punës me konkurs, thuhet. Ç’konkurs more, ç’testim do të bëni të nderuar ministra, drejtor? Konkursi u zhvillua më 23 Qershor 2013. Morëm pjesë të gjithë, me të gjitha ngjyrat dhe bindjet përkatëse. U korrigjuan testet nga KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor dhe fituese doli PS-ja dhe LSI-a. Pra, këto konkurset që bëhen tani janë pordhë gomari. Problemi është se disa nga këto emërime që po bëhen tani janë për turpin e PS-së, njëkohësisht edhe për të zezën e saj. Emërimet që janë bërë deri tani në këtë rreth, janë nga më injorantet e mundshme. P.sh., drejtor spitali emërohet një zooteknik, drejtor i Ndërmarrjes Pyjore një njeri me arsim 8 vjeçar dhe kontrabandist i lëndës drusore në këtë rreth, drejtor nënstacioni elektrik një person që nuk ka arsim as për roje në atë ndërmarrje, e jo për drejtues. Së shpejti do të shohim çudira në emërimin e drejtorëve të shkollave, jemi në pritjeve të marrëzive në vijim. Pa lëre në emërimet në Bashkinë e Laçit. O Zot, të vjen turp për nivelin intelektual dhe profesional të së emëruarve në atë institucion. E kam pasur bindje të thelle se socialistët kanë njerëz më të aftë se ne demokratët, më të arsimuar. Por socialistët kësaj radhe na e kanë kaluar me emërime idiote. Nuk e kam nga inati se humbëm ne pushtetin, por nga inati i zëvendësimit me njerëz kot. Për ç’ka thashë, keni nderin t’i verifikoni. Jam i qetë nga humbja, këtë dijeni. Lexuesi juaj, Milot.