Konopi po t’mblidhet. Ky popull ka sy

anazapta

Email në adresën

[email protected]

 

Si bushtra këlyshët,

i ha kundërshtarët,

Ata që frikën

e zbuan;

 

Përbindësh maniak

S’i ndale hanxharët,

Po maskën ta hoqën,

t’zbuluan…

 

E vrave Azemin,

E ai s’qe i pari,

Ti shpejt vrastar

i ndërkryer;

 

Viktimat e tua

Rënkojnë nga varri,

Ti kamën e krimit

ngërthyer…

 

Sokolin që qave

Me lot krokodili

A e di kush e shtiu

në dhe?!…

 

Konopi po t’mblidhet,

S’të ka vaj kandili,

Ky popull ka sy

po të sheh…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *