Konsensusi, PS, PD dhe LSI bashkë për importin e plehrave

Elton Tafaruci

Tre partitë më të mëdha parlamentare, PS, PD dhe LSI bashkuan dje votat për miratimin e projektligjit të importit të mbetjeve nga Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese.

Me të gjitha votat pro, përjashtuar abstenimin e demokrateve Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku, projektligji i kaloi për votim seancës plenare të ditës së nesërme.

Gjatë diskutimeve, kreu i komisionit, Eduard Shalsi u shpreh se drafti ka pësuar ndryshime, ndërsa sqaroi edhe njëherë se në Shqipëri do të vijnë vetëm mbetjet e riciklueshme dhe jo ato për t’u djegur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *