Konspiroi Vatikani kundër Hitlerit?

Ornela
Pope Pius XII, the wartime pontiff, appears in an undated file photo from the archives of Vatican newspaper Osservatore Romano. Pope Benedict's decision to move his controversial wartime predecessor Pius XII closer to sainthood has put a cloud over his planned visit next month to Rome's synagogue, with some fearing it risks being canceled. REUTERS/Osservatore Romano (VATICAN - Tags: RELIGION) FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS - RTXS2JM

Gjatë papatit të Pio XII,  (Eugenio Pacelli), Vatikani zhvilloi një politikë neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pacelli, i cili nuk foli kurrë kundër fashizmit, akuzohej se ishte pro-nazist madje dhe mik i Adolf Hitlerit. Historiani Mark Riebling, në librin e tij të ri, tenton të shkatërrojë këto mite duke prezantuar prova që Papa, që sipas tij u akuzua gabimisht se bashkëpunonte me regjimin nazist, konspironte kundër Hitlerit.

Përfundimi i konkordatit me Gjermaninë naziste në vitin 1933, neutraliteti që Vatikani mbante gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ngurrimi për të cilësuar qartazi nazistët si fajtor për mizori, dhe Holokausti ishin baza për kritika të forta kundër Papa Pios XII, të cilin shumë akuzojnë jo vetëm për mos përmbushje të detyrës morale, por edhe si anti-semit dhe për bashkëpunim me Adolf Hitlerin.

Megjithatë historiani amerikan, Mark Riebling, e  justifikon qëndrimin e Pio XII, duke argumentuar se një përballje e hapur mes Vatikanit dhe Gjermanisë naziste do të bënte që katolikët të ishin shënjestra e Hitlerit. Në librin e ri “Church of Spies”, përmbledhja e të cilit u botua së fundmi në revistën  “Financial Review”,  Riebling paraqet prova që Pio XII luajti një rol aktiv në shpëtimin e mijëra hebrenjve.

Po kështu, historiani amerikan përmend disa dokumente që tregojnë se Papa ishte i lidhur me komplote kundër Hitlerit, bashkëpunonte me lëvizjen e rezistencës gjermane dhe personalisht formoi një rrjet informatorësh në Gjermani dhe vendet e pushtuara për të marrë informacionin e nevojshëm për t’i dhënë fund regjimi nazist. /DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *