Konstandin Xhuvani ka kërkuar gjykim të shkurtuar gjatë seancës së sotme në gjykatë.
Ai ka pranuar vrasjen e katërfishtë të ndodhur në lokalin “Ante” në Tiranë pak muaj më parë.
Kërkesa e Xhuvanit pritet të shqyrtohet në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 15 janar.
Konstandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe shtetasit italian, Giampaolo Azzolo.
