Konstituohet Këshilli Bashkiak i Pogradecit

Dita

Këshilli Bashkiak i Pogradecit është konstituuar ditën e sotme, ndërsa i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe zv.kryeministri Niko Peleshi.

Gjithashtu është bërë edhe betimi i kryetarit të ri të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri. Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, zv.kryeministri Peleshi shprehu gatishmërinë e Qeverisë për mbështetjen e pushtetit vendor.

“Shpreh gatishmërinë e qeverisë për mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë në të gjitha fushat. Do të bashkëpunojmë për investime përgjatë vijës liqenore, në infrastrukturën rrugore e në turizëm. Projekti kryesor është aksi Qukës­ Plloçë, Unaza e qytetit. Potenciali i zhvillimit të kësaj zone është me rendësi, dhe ne shpresojmë në partneritetin e bashkisë së Pogradecit”, u shpreh zv.kryeministri Peleshi.

Procesi i konstituimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit në dy mbledhjet e kaluara u shoqërua me debate mes këshilltarëve të djathtë e të majtë, ndërsa në mbledhjen e sotme ky proces u arrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *