Konstituohet Këshilli i Qarkut të Lezhës, në krye zgjidhet Eduart Ndreca

Ornela

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Qarkut të Lezhës.

Ky konstituim vjen pas marrjes së detyrës së kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë në qarkun e Lezhës. Në krye të Këshillit të Qarkut Lezhë është zgjedhur Eduart Ndreca, i cili aktualisht është edhe kryetari i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës.

Këshilli i qarkut Lezhë për katër vite është drejtuar nga Gjoke Ndoka.

Në Konstituimin e Këshillit të Qarkut të Lezhës kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, deputetja Ardjana Jaku si dhe dy kryebashkiakë, ai i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe Mirditës, Majlinda Cara.

Ajo qe u vu re në këtë mbledhje ishte mungesa e kryebashkiakut të Mirditës, Ndrec Deda.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *