“Konsulli” italian në Tiranë arrestohet për mashtrim

Bledar Lumani

Massimiliano Nicolini, që u bë i njohur vitin e kaluar për kallëzimin ndaj ish-të përndjekurit Asllan Patrioti, është arrestuar për mashtrim.

Ai ishte vetëshpallur si konsull nderi i Italisë në Shqipëri, por prej tri vitesh akuzohej për vjedhe me mashtrime.

Por, pavarësisht kësaj, Nicolini nuk ishte arrestuar.

Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të tre qytetarëve në polici.

Nicolini zotëron në Tiranë disa kompani tregtare, por është denoncuar se nuk ka paguar tre personat për rrogat, marrjen e ambienteve me qera dhe punimet e kryera në zyrat e tij në Tiranë, raporton Panorama.

Shkurt, një mashtrues klasik, që çuditërisht nuk është arrestuar për tri vite me radhë, pavarësisht se ndaj tij ka pasur denoncime./b.l

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *