Konsultimet për Kreun e ri të Kushtetueses

redaktor

Presidenti Nishani e ka përzgjedhur tashmë emrin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetues. Kandidatura i është paraqitur dhe 2 kryetarëve të grupeve të partive më të mëdha në vend, Ruçi dhe Paloka gjatë takimeve të posaçme në presidencë dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur kontestime. I kontaktuar kryetari i grupit të PS konfirmon se të majtët nuk kanë vërejtje për të përzgjedhurin e Nishanit për të drejtuar gjykatën më të rëndësishme të vendit, për 3 vitet e ardhshme. Ndërsa Paloka ka konfirmuar mbështetjen për çdo dekret emërimi  që presidenti do t’i çojë Kuvendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *