Gjashtë nxënës janë helmuar pasi kanë konsumuar byrek tek një shitës ambulant.
Nga konsumimi i tyre disa nxënës kanë pasur probleme shëndetësore dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në shtëpi.
Njoftimi zyrtar i policisë së Beratit bën të ditur se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për B. S., 60 vjeç nga Kutallia pasi ditën e djeshme ai ka shitur byrek në shkollën e fshatit.
Ndaj 60 vjeçarit rëndon akuza e veprës penale “Helmimi”.
