Konsumatori shqiptar pesimist për gjendjen ekonomike

Saimir Lleshi

Edhe tremujorin e fundit, besueshmëria e konsumatorëve tek ekonomia vazhdoi uljen.

Banka e Shqipërisë në një raport të sajin, thotë se besimi i konsumatorëve ra me 3.9% dhe i biznesit ra me 2.7% krahasuar me tremujorin e dytë.

Konsumatorët shqiptarë kanë shfaqur ndjenja pesimizmi në shumë drejtime, si rritja e shpenzimeve, ulja e të ardhurave dhe gjendja e keqe ekonomike në përgjithësi.

Pesimizmi i konsumatorëve shtrihen edhe për periudhën e mëpasme. Kështu, gjatë 6 muajve të ardhshëm, qytetarët shqiptarë nuk presin përmirësim në fusha të tilla si ekonomia.

Pritshmëritë e tyre në këtë drejtim ranë me 11.4%. Konsumatorët shprehet se kursimet e tyre pësuan ulje me 1.5%.

Nga bizneset më të pakënaqur me aktivitetin ekonomik ishin drejtues të sektorëve të industrisë dhe të shërbimeve. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *