Sipas një studimi të Universitetit të Havardit, ekziston një lidhje e ngushtë midis pijeve të gazuara dhe formimit të gurëve në veshka.
Kush konsumon një pije të gazuar në ditë ka risk për gurë në veshka rreth 23-33 % më të madh kundrejt atyre që konsumojnë më pak se një pije në javë.
Studimi është kryer në një kampion me rreth 194 mijë subjekte, të cilët u ndoqën për 8 vjet. Të dhënat e mbledhura mesa duket konfirmojnë hipotezën se konsumimi në sasi të lartë i pijeve të gazuara është e lidhur me një rritje të riskut të gurëve në veshka. Sipas nefrologëve: “Deri më sot tentohej të thuhej se çaji dhe kafeja duhet të konsumohen në sasi të moderuar tek pacientët me gurë në veshka, sepse janë burim i substancave dëmtuese për veshkat, siç janë oxaletet. Por ky studim mesa duket po e largon këtë ide”.
Të gjithë e dimë që konsumimi i sa më shumë likideve redukton gurët në veshka. Megjithatë, sipas studimit, jo të gjitha llojet e likideve mund të jenë të dobishme. Hipoteza e vlerësuar nga rezultatet e testeve, është se pijet e gazuara do të rrisin sekretimin urinar të oksalatit të kalçiumit dhe acidit urinik. Gjatë studimit, është evidentuar se subjektet që konsumonin një ose dy porcione pijesh të gazuar kishin një rrisk prej 23 % më të lartë për formim të gurëve kundrejt atyre që konsumonin më pak se një porcion në javë.
Një sasi më e madhe e ëmbëlsuesve në pije do të ishte e shoqëruar me një inçidencë më të madhe të gurëve në veshka,një fakt që mund të jetë i lidhur drejtpërsëdrejti me sasinë e përmbajtjes së fruktozës në pije. Sipas evidencave, në fakt, është pikërisht fruktoza që shkakton një rritje të sekretimit të oksalatit të kalçiumit dhe acidit urinik.
Megjithatë, në kundërshtim me rezultatin e studimit është konsumimi i lëngut të portokallit. Lëngu i portokallit, fal përmbajtjes së citratit të natriumit, favorizon shpërbërjen e urinës, duke penguar formimin e gurëve. Edhe lëngu i portokallit është i pasur me fruktozë, megjithatë përfitimet nga citratet kompensojnë efektet e tij, gjë që nuk ndodh në lëngjet e tjera të frutave.
Nëse doni të merrni një pije ferskuese, tregohuni të kujdeshëm që në etiketë të ketë acid citrik dhe acid malik: këto dy elemente pengojnë formimin e gurëve në veshka. Për studiuesit, por, edhe për ne, gjëja më e mirë që duhet të bëjmë kur kemi etje është të kosumojmë ujë, kryesisht natyral.