Konsumon alkool, plagos shokun me thikë

anazapta

Një sherr pas konsumimit të alkoolit ka përfunduar me plagosjen e një personi në Ersekë. Ilir Maska, 28 vjeç, ka plagosur në gjendje të dehur shtetasin me iniciale J. Q., 21 vjeç, banues në fshatin Lengez, Kolonjë.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është arrestuar nga policia për  veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *