Konsumoni pjeprin, është më shumë se një frut vere!

Elena Tase

Edhe pse vera duket ende larg, urojmë që gjatë qershorit t’i themi mirupafshim xhaketave e xhupave, në tregjet shqiptare nuk mungon një prej frutave karakteristikë të kësaj stine: pjepri.

I pasur me ujë fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra  ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos kur temperaturat janë tepër të larta. organizmin.

Vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira: Pjepri është i pasur me vitaminë A dhe veçanërisht me beta karoten, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave.

Vitamina B kundër urisë nervore: Pjepri është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.

Pjepri është freskues dhe diuretik: Pjepri është një nga ushqimet më të preferuara në verë: ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

I duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe kalium. Kur zorrët bëhen “dembele” për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti antiinflamatore, diuretike, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet e larta në gjak.

e.t./dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Ke te drejte, “demo”!
    Nuk n’a i thone ne shqip, ato qe n’a interesojne.
    Ai “intelekt(h)uali-u” mbase do dhe n’a i perkthen. Ai lugat i di te gjitha. Ke degjuar gje per ate?
    E rendesishme nga ky shkrim eshte, qe ne te blejme pjeper, te hamë pjeper…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *