Kontakte me të dënuarit, shkarkohet nga detyra prokurori i Krimeve

J L

Shkarkohet nga detyra prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Krimeve të Rënda në Tiranë, Përparim Kulluri.

Vendimi u dha paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupi gjykues përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, me dyshimet rreth një kontakti të papërshtatshëm me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Kullurit po ashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

Kulluri kishte së fundmi në dorë dosjen “Babale”, ku janë të përfshirë personazhe të njohura të politikës, por edhe të medias.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, i vuri në dukje prokurorit edhe mbylljen pa veprime të një çështje ndaj një prokuroreje të Prokurorisë së Tiranës.

Kulluri, i cili ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999, kundërshtoi gjetjet e KPK-së.

Ai mohoi kontaktin me personin e identifikuar si A.B dhe tha se kishte bërë deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Hajde radha, sa mire po bien heronjet e saliut,ilirit,te bamirit, e nishan ziut. shpresa te plota se ai vend po futet ne rrugen e ligjit, bravo

  • Turp turp turp…
    Shkarkohet nje prokuror me intigritet te larte profesinale dhe intelektuale….
    Nje intelektual i drejtesise shqiptare….
    Banda rrezon prokurorin me letra anonime dhe me presione te larte kriminale…
    Vazhdon fatmir xhafa, Genta tafa bungo te fusin duart tek personalitet te larta te drejtesise shqiptare….
    Banda xhafa dhe genta tafa bungo po shkarkojne gjyqesorin shqiptar, gjoja ne emer reformes drejtesi….
    Kush eshte profili i genta tafa bungo qe merr persiper per shkarkim njerezit e ndershem te drejtesise duke urdheruar nga bandat kriminale? Duhet te sqarohet taksapaguseve shqiptare& pse kjo ka marre per siper per te larguar te ndershmit dhe kaloj artur malaj, qe shkarkua me von nga kpa….pse kjo ben presion me pergjime anetareve te tjere te kpk per shkarkim subjektesh…turp…sot u njellos nje pjese e flamurit dhe kushtetutes se republikes se shqiperise….
    Kush eshte nje yllka banushi? Me mbeshtetjen e vasilika hysi dhe ministres se drejtesise inflouncon ke nderkombetare per shkarkim te subjekteve qe gjoja jane korruptuar…po a ka me te korruptuar se keto….a eshte bere viting ketyre qe flasin per korrupsion…te gjithe keto do dergohen ne spak….kush eshte olsi komici, qe shkarkon njerezit e ndershem, i cili eshte akuzuar nga prokuroria per shperdorim detyre, ne institucionin e kthimit te pronave…a eshte bere vitingu ketij te paafti…pse nuk eshte bere? A mund ta dijne taksapaguesit shqiptare? Pse perdoret reforma drejtesi per interesa te bandave kriminale? Pse heshtin intitucionet ligjzbatues para ketyre ngjarjeve te medha qe behet ne kurrizin e taksapaguesve shqiptare? Clidhje ka olsi komici me taulant ballen? Clidhje ka olsi komci me ulsi manjen? Pse po shkarkohet sistemi ne kete derigje?
    Turp po kthehet 97, ne mbeshtetje te bandave kriminale, nga genta tafa bungo, yllka banushi, olsi komici, ne sherbim fatmir xhafes…po njelloset drejtesia shqiptare…

  • Përshëndetje Niku!
    Nuk vë në dyshim personalitetin e prokurorit të shkarkuar se nuk kam patur rrast ta njoh.
    Theksoj se sistemi drejtësisë, si dhe politikanët, janë bërë tumor i këtij vëndi sa që sjell shpresë çdo largim. Operacioni radikal i këtij tumori, megjithse me dhimbje, është i dëshiruar.
    Për pak humor, po sjell një histori nga e kaluara.
    Një pedagog i historisë së PPSH, donte titullin PROFESOR. Referoi në komision. Votimi ishte sekret. Mori vetëm një votë. U revoltua ” Nënat të gjithëve. Njëri s’e meriton, por dhe ai me shokët. Skam si e ndaj.”
    Nik ishin kohë që vlonte leku dhe nuk egzistonte Kristali.
    QOFSH MIRË!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *