Konte: Champions? Ta provojmë

anazapta

“Do të ishte mëkat të mos e provonim, do jemi atje. Do të luftojmë. Unë i kultivoj ëndrrat. Drogbai? S’e kemi kërkuar, por normalisht do të na pëlqente…” Janë këto vetëm disa nga deklaratat e trajnerit të Juventusit Antonio Konte në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”.

“Juventusi është më i fortë se sezonin e kaluar, por kundër Selltikut duhet të luajmë njësoj sikur përballë të kemi Barcelonën apo Realin. Mendjemadhësia do të na dëmtonte”, shton Konte, i cili nënvizon se kërkon që një ditë të bëhet si Pep Guardiola dhe Hose Mourinjo.

“Guardiola dhe Mourinjo janë në piedestal dhe unë po punoj të arrij nivelin e tyre. Futbollin e studioj nga pikëpamja teknike, taktike, psikologjike dhe fizike. Nëse jam në shtëpi, zgjedh të lexoj një libër që do të më ndihmojë në profesionin tim”, deklaroi Konte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *