Në fund të sezonit të kaluar, Antonio Konte la të kuptohej se do të largohej nga Juventusi.
Por, më pas ndërroi mendim, për t’u larguar përfundimisht dy ditë më parë.
Sportmediaset ka zbuluar një prapaskenë, sipas së cilës, Konte pas përfundimit të sezonit të kaluar, ishte shumë pranë kalimit tek Milani.
Por, Juventusi bllokoi gjithçka, duke qenë se Konte kishte edhe një vit kontratë me bardhezinjtë.
Për këtë arsye, drejtuesit kuqezinj vendosën që të zgjidhnin si trajneri Pipo Inzagin.
Tashmë Konte mund të zgjidhet trajneri i Kombëtares së Italisë, teksa vetëm dy ditë më parë pritej që në këtë post të emërohej pikërisht ai që e zëvendësoi tek Juventusi, Masimiliano Alegri./b.l