Që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë dërgohen vazhdimisht me mision jashtë vendit.
Ditën e sotme, kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë është nisur për në Afganistan për të vijuar angazhimin e vendit tonë në misionin e NATOS-S, Resolute Support.
Në një deklaratë të ditës së djeshme, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tregon se në kontingjentin e radhës, bëjnë pjesë edhe dy vajza.
Një gjë është e sigurt, këto misione përjetohen gjithmonë me emocione të forta nga familjarët. Nuk mungojnë as lotët e vajzave që largohen drejt misionit.


e.t./dita
