Kontrabanda e lëndës drusore vazhdon të mbetet një nga problemet shqetësuese në vendin tonë. Në fund të vitit të kaluar policia pyjore ka arritur të sekuestrojnë një sasi të madhe lënde drusore e cila do të eksportohej jashtë kufijve të vendit. Por ndërkaq në këtë sezon mbetet shqetësues dhe fakti i prerjes së drurëve pa kriter nga banorët e zonave të ndryshme, për ngrohje apo për plotësimin e nevojave të tjera, duke masakruar kurorat e gjelbërta në shumë pyje të vendit.