Kontrabanda e ilaçeve çon në pranga djalin e xhaxhait të Arben Imamit, ish-ministrit të Mbrojtjes dhe deputet aktual i Partisë Demokratike në parlament. Një hetim me metoda speciale që ka zgjatur disa muaj dhe u finalizua dje nën kodin “Medikamenti I”, gjatë të cilit u sekuestruan ilaçe me vlerë 11 mijë euro dhe 20 mijë euro të tjera cash të siguruara nga shitja e tyre ilegale nëpër farmaci në kryeqytet. I arrestuari është Bardhyl Imami, 50 vjeç, kushëriri i parë i ish-ministrit Arben Imami, edhe ky i denoncuar për shpërdorim detyre dhe abuzime në dikaster, ndërsa është edhe deputet i opozitës. Policia sqaroi se i dyshuari e kryente këtë aktivitet prej 3 vitesh me origjinë Italinë dhe me shpërndarje dhe aktivitet kryesisht në Tiranë, me makinën e tij private.
Operacioni
Strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti I”, bënë mundur ditën e djeshme sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme ilaçesh kondrabandë dhe arrestimin e një të dyshuari. “Në pranga ra Bardhyl Imami, 50 vjeç, banues në kryeqytet, që u kap në flagrancë. Bazuar në hetimet e kryera nga ky sektor, u arrit dokumentimi i kësaj veprimtarie të paligjshme për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”. Dyshohet se për një periudhë 3 vjeçare, Imami ka ushtruar aktivitetin e kontrabandës në tregtimin e ilaçeve, me origjinë nga Italia”, tha policia e kryeqytetit.
Hetimet
Nga hetimi gjithashtu është dokumentuar implikimi i tij në shpërndarjen dhe tregtimin ambulator të farmacive të ndryshme në Tiranë, madje edhe medikamente për shërbim spitalor falas. Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi e konsiderueshme ilaçesh të ndryshme për shërimin e diagnozave të diabetit, zemrës, tensionit, syrit, antibiotik etj., medikamente të cilat arrijnë e vlerën e 11 mijë eurove. Gjithashtu iu kapën 700 mijë lekë të rinj, 5500 paund, 7500 euro, 100 dollarë, si dhe një automjet në pronësi të tij.
Akuzat
Bazuar në hetimet e kryera nga ky sektor, u arrit dokumentimi i kësaj veprimtarie të paligjshme për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.
Vlera
Përveç ilaçeve me vlerë 11 mijë euro, u sekuestruan një shumë e konsiderueshme parash si; 700 mijë lekë të rinj, 5500 paund, 7500 euro, 100 dollarë si dhe një automjet në pronësi të tij, për shpërndarje të medikamenteve.

mas hekurave te gjithe
Mos harroni babain e tahirit dhe nene e tij, i pari kontrbandist dhe e dyta evazore
Z.Rama reformo drejtesine se keto arrestime jane te kota kur keta i liron nga burgu Zeqineja e Dhori Sallakut per inat tend se nuk ja bere burrin deputet.
JO THJESHT SE NUK JA BERI BURRIN DEPUTET, POR SEPSE I MORRI PARATE DHE NUK E BERI DEPUTET.
E TANI AI I THOTE”JA UNE PO I NXJERR NE KETE FORME PARATE E MIA”
Po cfar rendesie ka qe eshte djali i xhaxhait; u bet si ato te Kanuni te Lekes, te cilet marrin hak te xhaxhai e djali i xhaxhait.Aman po i leni keto krahasime…..
Sekretare e Përgjithshme
Mirela Cano
Tel: +355 (0) 42 376194
email: [email protected]
Skandali i tenderit prej 1.1 milionë euro që ka përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bankën Botërore, duket se është më i thellë se sa duket.
Një lexues i Tema Online, që duket se është shumë i informuar për këtë çështje, na shkruan se përfaqësuesi i kompanisë Piliphs-it, e cila mori tenderin, është Petrit Vargu, miku i Ilir Metës dhe Petrit Vasilit.
Ky i fundit është anëtar i Këshillit Drejtues të LSI-së, ndërsa ka qenë edhe këshilltar po i LSI-së në Bashkinë e Tiranës.
Më poshtë është informacioni i vënë në dispozicion nga ana e lexuesit të gazetës sonë online me nick name soni, informacion të cilin për momentin nuk mund ta konfirmojmë:
“Perfaqesuesi i Piliphs-it qe mori tenderin eshte Petrit Vargu, miku i Ilir Metes dhe Petrit Vasilit. Shuma prej 600.000 dollaresh plus 360.000 nga 10%, shkon 960.000 dollare dhe eshte nje shume e kenaqshme per Ilirin. 700.000 mije dollare Iliri(ketu varion gjithmon ai), 200.000 Ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe 60.000 mije Sekretaria e Pergjithshme e Ministrise se Shendetesise Mirela Cano(bashkeshortja e Drejtorit te tatimeve, Jovan Caco dhe motra e pronarit të red bullit)”.
Lere Liken rehat se eshte i forte. Nuk ja ndjen as nga Berisha as nga Rama e as nga kokepalaret.
Sikur te ishte babaj i ministrit Sajmir Tahiri do merrte pafajsine.
Qe e kane kapur, sme behet vone, por qe permendet nga gazeta, jo eshte djali xhxhait, jo esht nipi a cuni tezes, kjo seshte aspak e drejte.
Cdo njeri mvaret nga kembet e veta.
Ti tregohet emri, qyteti ku banon dhe kaq.
SE CFARE LIDHJE KA FOTOJA E IMAMIT KETU, AS NUK E KUPTOJ FARE, VETEM BESOJ NDONJE LIDHJE QE TREGON INJORANCEN E REDAKSISE TE KESAJ GAZETE.
KUNATI I PETRIT VASILIT KA FUTUR NGA 1 MILION EURO NE VIT ILACE TE SKADUARA NE SPITALET SHTETERORE DHE PRAPE MORI SE FUNDMI TENDERIN PER FURNIZIM, POLICIA MERRET ME CIRONKAT.
JA THA EDHE VETE RAMA KETE AKUZE KUR VAJTI NE QSUT, TANI KU ESHTE AI BEQJA FODULLI, NUK KA AI DOKUMENTA NE MINISTRINE E TIJ PER TE BERE AUDITIMI E PER TE DENONCUAR NE PROKURORI????!!!!!!!!
ME THOSHTE NJE PERSON QE PUNON GARDIAN NE BURGUN E RROGOZHINES SE NUK KA ME VENDE NE PARABURGIM, E KANE MBUSHUR ME CUNA QE I KAPIN DUKE VJEDHUR PULA E ZOGJ.
I THASHE SHEFIT, ME THA “NUK KA ME VEND KU TI COJ, VETEM PO TI MARR NE SHTEPINE TIME”.
Ben Imami paska te arrestuar djalin e xhajes per kontrabande ilacesh. Por Deputetja Socialiste LUIZA XHUVANI ka ne burg per vrasje djalin e saj. Pra kush eshte me afer gjejeni vete.
po cpune ka “djali i xhaxhait” qe shkruani ju gazetaret pse ju nuk keni djem e vajza xhaxhallalresh??……….
Kjo per ju gazetaret eshte nje sahanlepirje sipas interesit te cdo lloj gazetari ne shqiperi TURP…PER JUQE NUK HIQNI DORE NGA METODAT E TE SHKRUARIT SI SHPELLARET
Se petrit vargu i philipsit dhe shkelqim verdha i siemensit nuk kane parti..parti kane lekun qe e japin nga te gjitha anet! Qe i eshte rrit mirqenia nga gjithe ato leke te vjedhura tendera te korruptuata presione fituesve leke ministrise! Fitojne tendera me mallra te perdorura ose firojne e nuk sjellin gje fare!