Kontrata e 1 Prillit quhet e përfunduar…

redaktor

O Petrit Vasili,
me mëndje të ndritur,
ku ishe më parë,
që s’të kishim ditur!

Ta la Meta vetë,
ta tundje këmborën,
dhe ti pabesisë,
shpejt ja more dorën!

Ke një vit të tërë,
në një Komision,
dhe javën e fundit,
del dhe e minon!

I kam thënë Thanos,
gjashtë muaj më parë,
se Petrit Vasili,
është një hileqar!

Punon për Reformën,
po e ka me gjoja,
se të tjera gjëra,
i dalin nga goja!

Unë ja kam studiuar,
me kohë çdo fjalë,
se si me Berishën,
ka qenë në një valë!.

Po këtu e di,
edhe më debili,
se këto të gjitha,
s’janë punë Vasili!.

Këtë e kupton,
edhe më gomari,
se Petrit Vasili,
ësht’ thjeshtë lajmëtari!

Është lajmëtari,
që po përpëlitet,
po për fat të keq,
lajmëtari s’vritet!

Pak a shumë Vasili,
na ka deklaruar:
“Kontratë e Një Prillit,
tani ka mbaruar!.”

Një Prilli mbaroi,
boll zgjati tek ne,
dhe po përvijohet,
një kontratë e re!

Basha me Berishën,
Metën mezi pret,
tani nënshkrimi,
është formalitet!

Besoj-që në Gusht,
do të kryhen ritet,
histori e zezë,
gjithmonë përsëritet!.

So Koalicioni,
ka rënë në një gropë,
s’është i plasaritur,
po është copë-copë!.

Them në LSI,
gati është platforma,
kontratën e re,
e afron Reforma!

E bën fak Reforma,
që s’do miratohet,
se Meta me Salën,
prapë po bashkohet!.

Politika është,
det me kurvëri,
dhe sot s’ka më vlerë,
fjala tradhti!.

Kundër socialistes,
do sulen të tërë,
qeveri të re,
s’ka shans për të bërë!

Ndaj dhe Edi Rama,
është në hall vërtetë,
se vetëm me çamët,
s’bën dot as shtatëdhjetë!.

Mund t’ju duket Kosta,
si biçim idioti,
them se fiks tani,
s’iku kot së koti!.

Iku dhe kjo punë,
Vasili dhe Meta,
do Zoti-ç’them unë,
mos jenë të vërteta!

Share This Article
10 Comments
  • O Poet , poet i Rames.
    S’me vjen keq qe nuk ia dole.
    Socializmit i erdhe anes.
    E trgove qe je BOLE.

    Bole del, po i sherbeve Trapit
    Nuk besoj se nuk e dije.
    TI qe je si HIJA e Rrapit.
    Aman sa s’te kishte hije.

    C’ne ti ngjitur me nje djall.
    C.ne ti mashe e dreqit t’keq.
    ,,,,,, S’ me ben zemra prej respektit te te them se c’kam ne mendje.

    • o Ben zeza, po eshte Ilir Meta ai qe e mban ne pushtet psikopatin Edi Rama.
      O Arben Dukda qe na ben moralistin, pse nuk fole per kontraten e 1 prillit ne 1 prill 2013?!
      Ja, ta them une: sepse je moralist;dhe si gjithe moralistete, ta shpifni,ta gerditni,ta gerbulni!
      Nuk fole ,ti moralist,sepse e dije se psikopati Edi Rama,nuk mund te qeveriste pa Ilir Meten!
      Nuk fole ti moralist,se je burracak,se je burec,se je pusht,qe i lepiheshe Ilir Metes,vetem e vetem e mbante ne pushtet Edi Ramen!
      Ptuu rraca mootit!
      Dhe na ben moral pale!
      Po fajet i ka Saliu!! Po po,fajet i ka Saliu.Sali Berisha.
      I ka fajet Sali Berisha qe nuk jua shkaperdheu nnan e mmoeter ne fillimivitet nentedhjete.
      Se po t’jua kishte q.ire me soj e sorrollop,ashtu sikunder e meritonit, sot nuk do te lehnit ne kor si qej te terbuar.
      As ti ARben Duka nuk ke faj.Thua edhe thone,se e kohen e Saliut te pare te kane rrahur,ty dhe gruan tende.
      Mund te jete e vertete.
      Por,per mua ajo ka qene nje perkedheje.
      Ti,Arben Duka, nuk je poet
      Ti je zeri ne Erresire!
      Ti je zeri i djallit!
      Ti je zeri qe grish ne dhune,gjak,masaker,ploje,genocid,spastrim etnik,spastrim globarl!
      Kriminelet me te medhenj dh eme te egjer,jane “poetet”…!
      Po,po,jane poetet qe mallengjejne shpirtrat dhe i yshtin ata ne kasaphane.
      Arben Duka,ky qe mundohet te na mallengjeje me semundjen e tija,apo me vdekjet e te afermeve te ij, ky eshte nje kriminel i pashpirt.
      Nuk ka kriminel me te pashpirt,me te lig sesa nje poet qe ysht njerezit ne krim!
      Arben Duka eshte nje i tille.
      Duket si i sinqerte.
      Te gjithe vrasesit seriale,te gjithe vrasesit ne mase,te gjithe vrasesit psikopate,te gjithe yshtesit e tyte,jane te qete,te urte,pothuaj qytetare model,madje,ka raste ,edhe poete si rasti i Arben Dukes.
      Une kam nje mallkim per Sali Berishen!
      Po,po kam nje mallkim.
      Po t’ua kishte kalaruar nenat ne fillimvitet nentedhjete ketyre klysheve te kuq, sod nuk do te kishim kokeqarje te tilla,madje as me kete te fundit,Reformen ne Drejtesi.

  • Keshtu vene keto pune, o Arben Duka. Rama desh qe t’ia fuste Metes, por Meta eshte tipik fshatar i zgjuar e i djallezuar, dhe i dha hakun Rames./ Me i lumte. Keshtu shperblehen tradhetite dhe pabesite e Rames, qe i ke thene edhe vete me qindra here. Po kur Rama tradhetoi gjithe popullin qe i pat premtuar qofte edhe uljen e cmimit te energjise dhe TVSH e saj dhe beri te kunderten, po ashtu edhe me karburantin, po ashtu edhe me faljen e mospagesave nga biznesmenet dhe futi ne burg fukarenjte, a quhen tradheti , O Ben Duka?

    • Beni ( ne katror dhe ne kub). Arben Duka ka nje fat te madh. Ka RESPEKTIN tone si poet i Vegjelise. Ndryshe me ATE qe ka bere para 2013 , duke promovuar nje HORR , duhej Lincuar me keq se zezaket nga Ku-Kluz- Klani.

  • posi mo Beni me traktor qe gjith diten e mban me dor,je nje kokre e gomarit qe nuk e ke shokun..don qe mos te paguash asnje gje zotrote ,te mos paguash drita,te mos paguash ,uje ,te mos paguash karburant etj…mundohet KM te bej sadopak shtet po ..haha me maloke dhe gomere si puna jote nuk behemi ne

  • Nje pyetje kam per ju…
    Mendoni se renia e Rames do ishte keq apo mire per kete vend…???Kush e ka fajin,blushi, vasili, meta, berisha..jane gjera te tjera..
    Lutem opinione…

    • Renia e Rames nuk i sjell asnje te keqe vendit. Perkundrazi. Do marin fund hezitimet dhe konflikti i eger politik.
      Pushteti do kellqe dhe aftesi per te harmonizuar interesa te kunderta. As kellqe as aftesi nuk ka Rama. Fatkeqesisht deshira e mire nuk mjafton

  • O z.Arben te uroj me zemer jete te gjate e te shendetshme.Ju admiroj Ju qe dini t’i thurni kaq embel e bukur ato vargje. Ju lexojm keshtu bashkarisht ne ketu ne Vlore si dikur ne oret letrare. Mos reshtni.Ju presim me padurim mendimin Tuaj te thene aq bukur.

  • *****/ Arben Duka kokrra e djalit ç,po lufton me armiqtë e malit ,Me Saliun trapin e malit ,dhe Ilirin gomarin e Skraparit !..
    Dhe kapistrën ja tërheq Luli sa herë ti duhet pushteti këtij farë “burri”,
    Pa gomarin nuk vijnë dotë në pushtet ,faqja e zezë e ILIRIN e pretë.
    Të tradhëtosh reformën nuk është e lehtë,
    përballja me popullin të ve në siklet.
    Të vë në sikletë sa të dalin sytë ,dera e shtëpisë të duket sa vrima e miut.
    Në vrimë të miutë të gjithë do futeni ai deputet që nuk voton reformën./.
    -Respekte poeti i madhë i vegjëlisë A.Duka SUKSESE !
    -.-Rastësisht takoi tek kjoska e gazetave pranë gjykatës te lana , një grua moshuar që bleu gazetën Dita ,i them përse bleve DITËN ?.. ajo mu PËRGJIGJ SE unë e blejë rregullisht nga vjershat e poetit A.Duka ,ato i lexoi me gëzim të madhë i kam koleksion.
    Jetë të gjatë POET i madhe ,dhe goditja të jetë më e madhe në shenjë , brijë më brijë ,se ajo është goditje profesionale ,përshkon më shumë organe të qelbura korrupsioni Iliro-Berishjane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *