Kontrata e re, Mesi kërkon 23 milionë euro

anazapta

Kontrata e re e Lionel Messit te Barcelona vazhdon të jetë një çështje e hapur, pavarësisht sigurisë që japin vazhdimisht të dyja palët për një proces që do të mbyllet pa surpriza. “El Mundo Deportivo” shkruante pak ditë më parë, duke cituar burime nga klubi, se marrëveshja ishte e mbyllur me 85 për qind. Lojtari ka kërkuar 20 milionë euro pagë neto për sezon, plus tre milionë të tjera bonus. Presidenti Bartomeu e priste prej kohësh këtë përgjigje të sulmuesit dhe kjo vonesë e ka çuar deri aty sa të mendojë se Mesi ndoshta planifikon largimin. Klubi nga ana e tij kishte ofruar dy milionë më pak. Babai i lojtarit, që është edhe agjenti i tij, do të diskutojë me klubin edhe çështjen e të drejtave mbi imazhin, që sjellin shumë të ardhura për të dyja palët. Me diskutimet në vazhdim e sipër, Barça është e vendosur që e gjithë kjo histori të mbyllet para fundit të sezonit e Mesi të shkojë i qetë në botëror, në të kundërt spekulimet për të ardhmen e tij nuk do të kenë të mbaruar.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *