Kontributet e sigurimeve shëndetësore, tashmë me sistem online

redaktor

Në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë paraditen e djeshme u diskutua projektligji “Për disa ndryshime për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurime shoqërore e shëndetësore”, projekt që u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, deklarimi i sigurimeve do të bëhet edhe ne sistemin online për taksapaguesit. Sipas projektligjit personi juridik dhe fizik i detyruar për të paguar kontribute, për çdo periudhë, duhet të deklarojë, në formë elektronike, në organin tatimor të dhënat e detyrimeve për kontributet në total dhe për çdo individ. Personat juridikë dhe fizikë që janë të detyruar të paguajnë kontribute deklarojnë, në formë elektronike, në organin tatimor, të dhënat e detyrimeve për kontributet, sipas deklaratës përkatëse, ku, përveç të tjerave, deklarohet për çdo person emri e mbiemri, numri personal, paga, shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore, si dhe e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi. Forma, përmbajtja dhe rregullat e deklarimit, në organet tatimore, të kontributeve dhe ndryshimit të numrit të punonjësve, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.

 

Ndryshimet thelbësore të ligjit

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes janë ndryshimet thelbësore të ligjit ku thuhet se “kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi pagën minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave”. Ndërsa sipas këtij ndryshimi për sigurimin shëndetësor “kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale të miratuar për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”. Në rastet kur veprimtaria ekonomike, ndërpritet për një periudhë, vlera e kontributit për t’u paguar zvogëlohet përpjestimisht, në përputhje me formulën e përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave, të nxjerra në zbatim të këtij ligji.

 

Detyrimi për të deklaruar

Personi juridik dhe fizik i detyruar për të paguar kontribute, për çdo periudhë, duhet të deklarojë në formë elektronike në organin tatimor të dhënat e detyrimeve për kontributet në total dhe për çdo individ. Po kështu personat juridikë dhe fizikë që janë të detyruar të paguajnë kontribute deklarojnë, në formë elektronike, në organin tatimor, të dhënat e detyrimeve për kontributet, sipas deklaratës përkatëse, ku, përveç të tjerave, deklarohet për çdo person emri e mbiemri, numri personal, paga, shuma e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore, si dhe e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, për t’u paguar. Forma, përmbajtja dhe rregullat e deklarimit, në organet tatimore, të kontributeve dhe ndryshimit të numrit të punonjësve, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *