Kontroll territori, policia sekuestron skafin italian

Ornela

Policia e Vlorës ka sekuestruar një skaf italian gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor.

Mjeti lundrues është gjetur përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Policia ka bllokuar mjetin me gjatësi 9 metra dhe një motor “Mercruiser 502”, me fuqi 500 kf.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.

Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *