Policia Rrugore Tiranë ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore edhe gjatë kësaj fundjave. Gjatë fundjavës kanë vijuar punën në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit Tiranë duke përdorur Dragerat dhe Radarin.
Si rezultat u arrestuan në flagrancë 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga këto:16 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara; 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur; 4 leje drejtimi për lëvizje në sens të kundërt; 64 drejtues mjetesh u dërguan në OASH; 22 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.
Ndërkaq, u ndaluan administrativish 25 mjete për mos pagim të gjobave të Policisë Rrugore. U këshilluan drejtues mjetesh për shkelje të lehta të kodit rrugor.
