Kontrolli i befasishëm ‘fundos’ dy të rinjtë në Tiranë, kokainë e thika në ‘Benz’

Ornela

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Sekuestrohen mjet tip “Benz”, 6 doza kokaine, 2 thika me teh metalik, 5 celularë të markave të ndryshme dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qarkun Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Altin Dajçi dhe pasagjer shtetasin Rades Musa, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në kushtet e flagrancës janë arrestuar shtetasit :

– Altin Dajçi, 46 vjeç, banues në Tiranë.

– Rades Musa, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit e arrestuar kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Altin Dajçi.

– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë.

– 2 thika me teh metalik.

– 5 celularë të markave të ndryshme.

– një sasi lekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *