Kontrolli në banesë fundos 56-vjeçarin nga Vlora

Leda Hysa

Një person është arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Drashovica”, pasi është kapur me lëndë narkotike në banesë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kësaj të enjteje u bë arrestimi i A. I., 56 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *