Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar me kontrollet e mjeteve që lëvizin me xhama të zinj dhe pa targa. Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe për mjetet që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik.
Sipas rrugorëve dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
e.sh/Dita

Mos u shqetesoni, neser i ke perseri ne rruge me te njejtat kushte, pa ju hyre gjemb ne kembe. Kjo eshte policia jone, ky eshte sistemi yne gjyqesor.