SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA! Korrupsion dhe vjedhje?! Kontrolloni policitë private dhe do të gjeni roje që nuk ju jepet nga administratorët as paga minimale e miratuar nga Qeveria (pa lëri rritjet), duke abuzuar kështu me hallexhinjtë të cilët edhe uniformën e sigurojnë vetë, se “ndryshe… ka edhe më të varfër”, dmth mos kërko shumë se të heqim edhe fare nga puna.
Kësaj kategorie nuk ju njihet nga pronarët matrapazë, as e drejta e pushimit etj.Nën hundën e drejtorëve, me 2 roje mbulohen 5 objekte, anashkalohet prej tyre specialisti përkatës, etj. Vetëm kur të ndodhin gjëma, do kujtohemi për shkeljet? Nuk është më mirë t’i parandalojmë?

Zoti minister i Brendeshem,Saimir Tahiri!!!
A e shihni te drejte,qe t’i lejohet LICENCA per POLICI PRIVATE,firmes “BRECANI”,qe ka zaptuar 50% te institucioneve dhe firmave private vetem se ishte prone e KRIMINELIT CUB te policise,BRECANIT???
Nuk duhet apsolitizuar.
Ka vertet firma te policise private (SHRSF) qe nuk i sigurojne punonjesit sipas ligjit 8770 date 19.04.2001, nuk u japin rrogen apsolutisht te domosdoshme me VKM, ju mbajne leket per uniformen qe blejne, per çdo shkelje i penalizojne me prerje dite pune, jo me gje tjeter, nuk i kane çertifikuar ne Drejtorite e Policise.
Por une kam pase punuar tek firma e policise private e quajtur “Firdeus Security”. Atje gjen tamam njerez qe nga pronaret e deri tek drejtuesi teknik. I paguajne njerezit me VKM, i siguron vete firma, i ka licensuar tere punonjesit, rrobet i paguan firma, nuk penalizojne kot me kot e vetem me leke, por ka nje praktike te mire per shkeljet, punonjesit jane me kontrate. Atje çdo dite vershonin njerez per t’ u punesuar pikerisht prej atyre qe kane degjuar. Shkurt atje te trajtojne si njeri dhe jane per t’ u marre si shembull.
Te monitorohen kompanite te Policise Private sepse gjendja eshte skandaloze.