Disa studime tregojnë se në 80 vitet e fundit ka pasur një rënie globale prej 50 për qind të cilësisë së spermës, dhe askush nuk mund ta kuptojë se pse po ndodh kjo.
Në vitin 2016, një ekip në Universitetin e Notinghemit në Angli, zbuloi se cilësia e spermës kishte pësuar gjithashtu një rënie të dukshme tek qentë meshkuj, gjatë disa prej dekadave të fundit.
Rezultatet e bënë ekipin e shkencëtarëve shumë kuriozë: A do të thotë kjo se ka diçka në mjedisin e përbashkët të qenve dhe njerëzve, që duhet bërë përgjegjës për këtë nivel të ulët tronditës në fertilitetin mashkullor të njeriut?
Ekipi identifikoi 2 kimikate të prodhuara nga njerëzit, që gjenden zakonisht në shtëpitë dhe dietat tona ushqimore, dhe që kanë efekte negative të njëjta si tek spermatozoidi i qenve, ashtu edhe tek spermatozoidi i njeriut.
Njëra ishte pluhuri i zakonshëm DEHP, i cili gjendet zakonisht në qilima, dysheme, rroba dhe lodra, dhe që mund të hyjë në organizmin tonë përmes ushqimit dhe pijeve.
Tjetri është Poliklorinuar Bifenil 153 (PB153), i cili i takon një grupi kimikatesh industriale, që janë zbuluar si ndotës organikë të qëndrueshëm në vitet 1960-1970.
Riçard Li, një biolog riprodhues në Universitetin e Noteinghemi përdori mostrat e spermës nga 11 burra, dhe 9 qenë në të njëjtin rajon.
Ai testoi këto dy kimikate dhe efektet negative ishin dy: Reduktimi i dukshëm i spermës dhe një fragmentim i shtuar i ADN-së së tyre 0 raporton Science Alert, cituar nga Dita.
o.p. / dita
