Partia Demokratike ka nisur këtë pasdite punimet e Konventës për Fermerët dhe zhvillimin e Shqipërisë Rurale. Ka qenë ministri i Financave, Ridvan Bode ai që ka çelur punimet e kësaj konvente duke bërë një pasqyrë të arritjeve në këto 8 vite. Por Bode shtoi se ka ende shumë punë për të bërë, punë e cila sipas tij do vijojë më intensitet në mandatin e ardhshëm.
“Ne e dimë se të gjitha sa kemi bërë nuk mjaftojnë, ne jemi të bindur që qytetarët meritojnë më shumë, sot të vendosim për përshpejtimin e ndryshimit. PD ka një program, atë që do shpalosim sot në këtë konventë. Programi që kërkojnë qytetarët dhe që do na ofrojë më shumë me kombet e zhvilluara. Fermerët nuk do paguajnë asnjë qindarke tatim për imputet në bujqësi, për farërat, asnjë qindarkë për makineritë që modernizojnë bujqësinë, kemi lehtësuar taksimin”,-tha Bode.
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj theksoi dhe njëherë rëndësin që Partia Demokratike i ka dhënë zhvillimit të fshatit. Sipas Topallit, Partia Demorkatike e di se çfarë i duhet ende fshatit dhe në mandatin e ardhshëm qeveria do ofrojë më shumë projekte dhe mundësi për fermerët. Gjatë kësaj konvente gjithashtu folën dhe Ministri Olldashi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Patozi si dhe disa fermerë të cilët treguan eksperiencat e tyre gjatë viteve të fundit.

Ministri Bole me falni budalla, jo e ka me duket Bode ( lexo Bole ) nuk ka pse te beje pasqyrojeper 8 vite arritje por per 4 vite se prandaj i rivodhen vota, ose te krahasoehet me kohen e Zogut si Shoku Enver. Per Shqiperine rurale duhet te flasi klasiku, pucrranjosi kronik, qe nuk eshte gjykuar akoma, per cfarosjen e drureve frutor te arres, ne bashkepunim me shokun e tij, te ngushte e te vjeter nipin e gruas se Ramiz Alise , padi e bere nga dora vete Sali Palla. Modernizimimi me makineri dhe me punesim sezolal, sipas eksperiencave qe thote PALLOZI eshte Columbia LAZARAT, NE BEKIMIN e Sali i Droguari, Zhozi si, Veneciane dhe po e mbyll mde Fytyren si Buall i K.. Patozit. Kush na ka inot t’u .. na pafta per nat. Tyc & Toc.