Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur në një mendje kreun e qeverisë, Edi Rama, si dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Që të dy ata e kanë nisur ditën me publikimin e së njëjtës videoje, atë që paraqet pamjet e godinave të reja të konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë, që kanë pësuar një ndryshim rrënjësor.
“Mirëmëngjes, e me këto pamje nga godinat e reja dhe tërësisht të transformuara të konviktit të Fakultetit të Inxhinierisë ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryebashkiaku Veliaj, ndërkohë, ka premtuar se transformimi do të prekë edhe godinat e tjera, sikurse u përfundua me sukses edhe ky projekt i rëndësishëm.
“Punë 24/7 që shumë shpejt të mbyllet rikonstruksioni i plotë aty. Vijojmë me të njëjtin ritëm pune & për rehabilitimin e konvikteve në ‘Qytetin Studenti’ dhe ato të Mjekësisë. Bashkë Qeveria-Bashkia Tiranë në Paktin Për Universitetin”, shkruan Veliaj.
Rregullimi i ambienteve të konvikteve ishte një prej kërkesave të studentëve, ndërsa Qeveria dhe Bashkia e Tiranës u angazhuan maksimalisht për ta realizuar atë në një kohë rekord.
o.j/dita

Populli shqiptar nuk ka nevoje per Barraka te lyera me boje. Ato Objekte duhet te shmeben dhe te ndertohen nga e para. Konceptet jetsore te nje studenti kane ndryshuar plotesisht dhe nuk jane me si ato te kohes se merhumit.
Edhe hor edhe hunden perpjet.thot nje proverb e vjeter shkodrane.Messerchmidt ku jeton ti,cfar e pandeh shqiperin?Mik duhet ta dish se Shqiperia eshte vendi ma I varfer,ma I pa arsimum,rredhimisht I paafte per gjithecka e per cdo gje,me perjashtim te hajdutllekut, mashtrimeve e trafikimit(shiko lajmet ditore te axhencive te huaja).Ku ti marrin leket te plotsojn andrat tuaja apo studenteve?Kembet shtrihen sa te kesh jorganin,mik I nderuar
Te drejte ka Messerscheiße. Kane harruar te ndertojne gjene me te rendesishme per brez koqesh ; kafenete