Të shkruajnë faturat ose të bëjnë korrespodencë me klientët. Kjo nuk mësohet në shkollat gjermane. Në një gjimnaz të Leverkuzenit një grup nxënësish dinë të bëjnë punë të tilla. Nga përvoja e mbledhur.
Kur shokët e klasës mbledhin sendet e tyre i fusin në çantë dhe nisen për në shtëpi, atëherë fillon për 17 vjeçaren Yannik puna e vërtetë. Ajo takohet me kolegët në takimin javor të kooperativës së nxënësve, Young Generation Computerservice. Së bashku ata bisedojnë për detyrat e reja dhe projektet që nuk kanë përfunduar. I vetmi i rritur në sallë është mësuesi, Benedikt Ditscheid.
Yannik dhe kolegët e saj bëjnë faqe interneti, riparojnë kompjutera dhe zhvillojnë web-dizajn. Jo për shkollën e vet, Gjimnazin Landrat-Lucas në Leverkusen, por për të tjerë, për klientë nga jashtë, tregon mësuesi Benedikt Ditscheid, i cili kujdeset për projektin: “Ne kemi patur për shembull një kërkesë nga një grup teatror. Ata duan që ne t`u bëjmë faqen e internetit. Kështu që ne fillojmë të mendojmë sa e lartë duhet të jetë oferta jonë, çfarë ofrojmë ne për ta?”Të gjitha këto vendosen në mënyrë demokratike.
Kooperativat e nxënësve janë të reja në Gjermani
Shërbimin kompjuterik gjimnazi Landrat-Lucas e ofron prej kohësh. Fillimisht si firmë e nxënësve, kurse që prej një viti si kooperativë. Firma nxënësish ka në Gjermani prej kohësh. Ideja e kooperativës së nxënësve është relativisht e re, thotë Roland Berger, kryetar i Fondacionit Partneritet për Shkollat dhe bashkëiniciator i projektit “kooperativat e nxënësve” në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë. Ndryshe nga firmat e shkollave, që kanë nganjëherë karakter projektesh, kooperativat e nxënësve punojnë në një kuadër ligjor të përcaktuar mirë dhe në kushtet e ekonomisë së tregut.
Kooperativat e nxënësve orientohen drejt shembujve të kooperativave në sektorin bankar ose sektorin e ndërtimit. Kush dëshiron të jetë anëtar i një kooperative nxënësisht, duhet të paguajë kuatizacionin. Të gjithë anëtarët kanë të drejta të barabarta dhe zgjedhin kryesinë e Këshillit Mbikqyrës. Fitimet i marrin anëtarët. Fitimin e vitit në kooperativën e nxënësve mësuesi Benedikt Ditscheid e vlerëson tek një mijë euro. Çfarë bëhet me paratë vendoset bashkarisht.
Në mënyrë që të mos bëhet konkurencë me firmat e këtij sektori, nxënësit e Leverkusenit i zgjedhin mirë klientët e tyre. “Ne patëm kërkesë nga një dizajnerin,” tregon Benedikt Ditscheid. “Ajo donte të përdorte nxënësit, prandaj kërkesa të tilla nxënësit nuk i pranojnë.
“Kooperativat e nxënësve i kushtojnë shumë rëndësi solidaritetit, ato kanë një një reformë demokratike ligjore dhe në plan të parë nuk janë interesat e kapitalit,” thotë Stefan Touchard. Ai drejton projektin “Kooperativat e nxënësve”në Ligën e Kooperativave në Landin e Renanisë Veriore- Vestfaliusë (RëGV). Liga e tij nxit krijimin e kooperativave. Në këtë land ka sot 50 kooperativa, në të cilat marrin pjesë nxnënësit. Ata riparojnë kompjutera, prodhojnë bonbone, prodhojnë filma. Zakonisht, këto kooperativa të të rinjve kanë në krah një kooperativë të rriturish.
Por, edhe jashtë kooperativës nxënësit ndihmojnë njëri tjetrin: 15 vjeçari David dhe 12 vjeçari Robin kanë kolegë të Yannik, ata punojnë si argatë. Të dy nxënësit ndodhen në fazën e mësimit të profesionit, megjithatë janë në gjendje të bëjnë punët e para. Ora e punës është deri 7 euro. Ata nuk paguhen ende. “Por kjo nuk është kryesorja. Ne na pëlqen këtu dhe mësojmë shumë prej të tjerëve,” thotë David.
Nuk ka kundërshtim nga sindikatat
Kur ekonomia private, afrohet shumë me shkollën, për shembull nëpërmjet sponsorizimeve, atëherë prindërit dhe sindikatat në Gjermani shqetësohen. Shpesh me të drejtë. A ekziston ky skepticizëm edhe kundrejt kooperativave të nxënësve?” Benedikt Ditscheid nuk ka hasur në pengesa në punën e gjimnazit Landrat-Lucas: “Përkundrazi. Njerëzit thonë: Më në fund diçka që i nxjerr nxënësit nga shkolla dhe që merr parasysh kërkesat ekonomike.”
Kooperativat e nxënësve nuk kritikohen as nga sindikatat e arsimit. Sa kohe që puna ndjek “logjikën pedagogjike” dhe vendimet merren në rrugë demokratike, sindikata nuk shikon arsye për kritika. Përkundrazi, kooperativat janë një mundëso e mirë për të provuar ekzistencën profesionale dhe strukturat demokratike