Koordinatori i OKB-së: SHBA mbështet aspiratën e Shqipërisë në BE

Ornela

Koordinatori i OKB, Brajan Williams, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, sa më shpejt të bëhet bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre të BE, aq më i shpejtë dhe i mirë do të jetë zhvillimi i Shqipërisë.

“SHBA mbështet aspiratën e Shqipërisë për në BE. Sa më shpejt të bëhet bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre të BE më i mirë dhe më i shpejtë do të jetë zhvillimi i Shqipërisë.

Qytetarët e Shqipërisë i meritojnë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimi evropian është një nga format për t’i arritur këto objektiva sa më shpejt”, ka deklaruar zyrtari i lartë amerikan.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *