Koordinim për një “realitet të ri” botëror, Kodheli në samitin e Dubrovnikut

Saimir Lleshi

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve Evropës Juglindore, i cili u zhvillua në Dubrovnik të Kroacisë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimet e SEDM-it dhe SEEBRIG-ut, mjedisi i sigurisë po ndryshon me shpejtësi, rrjedhimisht organizata jonë ka nevojë të koordinojë më mirë prioritetet e saj strategjike në ‘realitetin e ri botëror’”, theksoi ajo.

Ministrja u shpreh se në një kohë kur kriza ekonomike është e pranishme, qytetarëve duhet t’u shpjegohet se si shpenzohen paratë e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen.

Ministrja Kodheli sheh si të nevojshëm eksplorimin e mënyrave dhe mundësive të reja se si vendet tona mund të kontribuojnë konkretisht në familjen euro-atlantike, e cila përballet me sfida dhe kërcënime të reja në Lindje dhe në Jug.

“Unë e vlerësoj propozimin e Turqisë dhe punën e kryer, me qëllim nxitjen e perceptimit dhe gatishmërisë së SEEBRIG-ut duke e vënë atë potencialisht në dispozicion të një Grupi Kuadër të NATO-s (NATO Framework Grouping). Në takimin tonë të fundit Shqipëria ka theksuar që SEEBRIG-u duhet të jetë ‘një njësi e vërtetë’ dhe ne jemi të lumtur të vërejmë që Brigada jonë ka shanse për të pasur një kapacitet të qëndrueshëm dhe realisht operativ”, nënvizoi ajo.

-SEDM-i, si një iniciativë rajonale është krijuar në vitin 1996 dhe paraqet një proces të bashkëpunimit midis Ministrive të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon. Në këtë iniciativë rajonale marrin pjesë pesëmbëdhjetë shtete si anëtarë të plotë të dhe një shtet vëzhgues.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *