Kopaç: Nuk kishte zgjidhje tjetër për CEZ përveç marrëveshjes

redaktor

Arritja e marrëveshjes me kompaninë CEZ dhe shmangia e arbitrazhit ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë.

Drejtori i Sekretariatit te Komitetit te Energjise Janez Kopaç tha sot në Tiranë se nuk kishte zgjidhje tjetër më të mirë se sa ajo me rrugën e mirëkuptimit.

” Ne jemi shumë të lumtur që kemi qënë në gjendje ta arrijmë këtë, sepse konflikti i cili lindi mes qeverisë e CEZ-it ka mbajtur peng Shqipërinë. Nuk ndodhi asnjë reformë sepse asnjë institucion ndërkombëtar nuk donte që të përfshihej në Shqipëri, pasi të gjithë dëshironin të dinin se çdo të ndodhte me këtë çështje”, tha ai.

“Një zgjidhje miqësore ka qenë e një rëndësie tejet e veçantë për të ardhmen e Shqipërisë për të hapur rrugën drejt progresit modernizimit të vendit drejt shtetit të së drejtës sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në BE. Ajo që mundëm ne është ta përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajon e duhur për të nënshkruar e për të miratuar edhe në Parlament një zgjidhje të mirë miqësore të kësaj mosmarrëveshje dhe që tani po ecën kaq mirë me reformat e energjisë”, shtoi .

Deklaratat u bënë në një konferencë për shtyp pas mbarimit të takimit për energjinë. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *