Dikur në muajt tetor -nëntor 2012, në tavolinat e artistëve, biznesmenëve dhe politikanëve në Tiranë kishte nisur të përhapej fjala se “Zeni po ndahej”. Por Shkëlzen Berisha, është një djalë i rritur në një familje konservatore. Si i tillë është stërvitur dhe kujdesur gjithnjë që jetën e tij private dhe familjare ta mbajë në mënyrë qartësisht të shkëputur nga sytë e publikut. Ndaj dhe ishte e vështirë që thashethemit t’i gjeje një pikë mbështetje. Zeni nuk ekspozohej kudo. Dyshimi i parë lindi nga vetë llogaria në “Facebook” e Sali Berishës. Me rastin e festave të vitit të ri, ai hodhi në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto të tij familjare.
Ishin foto të shkrepura pranë oxhakut, pranë strehës familjare në dhjetorin e ftohtë të vitit 2012. Vetëm se mungonte Sadije Berisha, bashkëshortja e Shkëlzenit në foto. Si për ta fshehur këtë mungesë, në të njëjtën ditë u hodh një tjetër foto familjare ku prezente ishte dhe Sadija, por kjo foto e dytë nuk bëri gjë tjetër veçse i shtoi dyshimet. Të gjitha fotot e tjera ishin foto familjare dimërore përveç fotos me Sadijen që ishte një foto verore, personat e ekspozuar në foto ishin me veshje me mëngë të shkurtra.
Më pas në muajin shkurt, gazeta “Dita ” nisi të publikojë dritëhijet e divorcit mes Shkëlzen dhe Sadije Berishës, duke kursyer ekspozimin e emrit të Armina Mevlanit në këtë lidhje. Ndërkohë në Tiranë, emri i Arminës qarkullonte më pasivisht si partnerja e re e Shkëlzenit.
Akulli u thye kur vetë Armina në një të përditshme, e pyetur posaçërisht për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën, nuk nxitoi të bënte një konfirmim të kësaj lidhje, por ama u kujdes posaçërisht që të mos mohonte. Ishte një pranim me lezet dhe anës e anës i një lidhje të shumëpërfolur në Tiranë. Nga ana e saj Sadije Berisha pas këtij qëndrimi të Mevlanit, në një reagim të shkurtër për medien u shpreh me një fjali të vetme: “Na nuk jemi nda”.
Sadije Berisha ka mbajtur gjithnjë njëprofil të tërhequr dhe aspak aktiv në medie dhe intervistat e saj për shtypin shqiptar kanë qenë kryesisht në revista te profilizuara për femrat dhe me tema të lehta, siç janë gatimi apo mobilimi modern i shtëpisë. Ligjërisht ajo dhe Shkëlzen Berisha vazhdojnë të jenë bashkëshortë, por realisht ata nuk jetojnë më së bashku. Sadije Berisha u pa së fundmi në zgjedhjet e 23 qershorit të votonte e vetme. Tashmë lajmi për krizën dhe ndarjen mes saj dhe Shkëlzen Berishës është thuajse i zyrtarizuar, vetëm se qoftë ajo, por qoftë edhe femra e re e Shkëlzenit, nuk mund të jenë dhe aq të lirshme në prononcimet për medien, jo vetëm për shkak të natyrës së tyre diskrete, por edhe si një detyrim që kanë ndaj asaj që Shkëlzeni përfaqëson, ndaj reputacionit publik të “Familjes”.
Nuk është një histori ndjenjash të trazuara që konsumohet në një familje të zakonshme, por është një histori që po konsumohet në një familje me peshë në politik, si e tillë, historia ka “protokollin” e vetë dhe palët nuk mund të dalin dhe aq kollaj për të shprehur në medie qëndrimet e tyre.
Mimoza Mevlani: Familja që dua nga Armina
Mimoza Mevlani, është artiste dhe koreografe e njohur. Çdo mëngjes jemi mësuar ta shohin në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar duke dhënë këshilla se si të mbajmë trupin në formë. Këto kohë, ajo së bashku me grupin profesionist të gjimnastikës “Metropol Tirana” kanë shkuar në Zvicër për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion të këtij lloji ku ka dal me sukses. Ajo është gjithashtu edhe e ëma e Armina Mevlanit, vajzës së njohur të ekranit që kohët e fundit është bërë objekt lajmi në lidhje me historinë e sa të dashurisë me Shkëlzenin, djalin e kryeministrit Sali Berisha. Ne, kishim shumë pyetje për Mozën, por morëm përgjigje për tri prej tyre. Mimoza është më se e qartë: i duhet të bëjë shumë kujdes në prononcimet e saj publike, kur gazetarët e ngacmojnë mbi një çështje të shumëpërfolur që ka në epiqendër, vajzën e saj, Arminën dhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pozicioni i saj natyror si nënë por edhe pozicioni shoqëror me siguri që ia imponojnë një formë të rezervuar të shprehuri, mbi një temë që mbetet ende e shumëpërfolur në publik por edhe shumë delikate dhe private për protagonistët e saj. E megjithatë në intervistën e saj të shkurtër, në pamje të parë Mimoza Mevlani duket se ka folur jo vetëm me shumë kursim por edhe me fjalë të përgjithshme. Por mes rreshtave ajo ka ditur të japë mesazhin e saj dhe të transmetojë tërthorazi qëndrimin e saj në raport me lidhjen e shumëpërfolur të së bijës. Mimoza Mevlani ka lënë të nënkuptuar se konsideron lidhje dashurore një lidhje që ka si pikësynim jetëgjatësinë dhe martesën duke vijuar më pas në konsolidimin e saj në vite. Një qëndrim dhe dëshirë normale për çdo prind në raport me fatin e vajzës së vetë, një dëshirë legjitime, por që konteksti shoqëror dhe ngarkesa publike , në mos dhe politike që mbart lidhja mes vajzës së saj Arminës dhe Shkëlzen Berishës, bën që edhe këto dëshira dhe urime krejt legjitime, të thuhen me një kujdes gati protokollar….
Zonja Mimoza, si ka qenë adoleshenca e Arminës?
Kjo pyetje që ju bëni është shumë filozofike për mua dhe e rëndësishme nga hera. Fatmirësisht në rrethin familjar ku ajo është rritur ka pasur gjithmonë ngrohtësi, dashuri, përkujdesje për gjithçka dhe ky është thelbi dhe sekreti për t’i dhënë një adoleshenteje fëmijëri të mbushur me kujtime të bukura. Sot, e gjithë kjo e kaluar i ka dhënë Arminës një natyrë të qetë, të vetëpërmbajtur dhe të gëzuar.
I dini ju historitë e saj të dashurisë?
Fjale dashuri është fjalë shumë e madhe dhe zë një vend shumë të rëndësishëm në jetë. Historia e dashurisë fillon me familjen dhe më tej në rrugëtimin e saj bëhet shumë fisnike. Nuk pëlqej të komentoj më shumë. Në këtë rast parapëlqej dhe respektoj dashurinë me dimension të gjerë .
Ju keni vetëm një vajzë, u munguar një djalë në familje ?
Familja është shumë e rëndësishme në momentin që vendos ta kesh, ajo është unike dhe pasuria më e madhe në jetë. Është sukses kur e ke sa më të madhe dhe të larmishme në të gjitha gjinitë, por koha shpejt ka ikur me angazhime të mëdha dhe vëmendja e asaj që kishim ishte një përgjegjësi shumë e madhe. Shpresoj në të ardhmen të ma realizoje vajza ime e cila do ketë nënën dhe babanë e saj në krah siç ajo e ka pasur mbështetje në të gjitha aspiratat.
Sadija në “Facebook”: Ajo grua që ndjek turmën, nuk shkon më larg se turma
Sërish nëpërmjet një mesazhi në “Facebook” dhe sërish një mesazh të koduar. Ditën e djeshme Sadije Berisha ka referuar për miqtë e saj në rrjetin social, një shprehje të shkencëtarit të njohur Albert Einstein. “Ajo grua që ndjek turmën zakonisht është e destinuar të mos shkojë dot më larg se vetë turma. Gruaja që ecën e vetme, ka shumë gjasa që ta gjejë veten në vende që askush nuk i ka shkelur më parë”, – shkruante dje Sadija. Duket se është vërtetë duke ecur e vetme, por e kthjellët se po ndjek rrugën e saj Sadija, madje duket plot me shpresë se vetëm duke vazhduar të ecë e vetme do i japë vetes një shans “për të qenë në vende të cilat askush më parë nuk i ka shkelur”.
Pas te atit, per Zenin i dashuruar me ne femer qe kerkon te mbeshtese karieren tek nje vreses, per te cilin kam rezervuar nje ambjent (Lexo adresen e komentit) 1.5m x 2m, per kriminelin e Gerdecit me 25 viktima qe shkonin per lemoshe dhe burri i tezes i 26-ti, qe punonte per nje “cape buke” duke shkuar ne pune me BMW X-5, kjo sioas deshmise se baxhanakut me te madh, Sali Bisha. Familja e Berishes eshte e shthurur dhe imorele, pa bere divorcin, ndarjen me Sadijen, bashkejeton, prag martese me nje buce te vogel me nje diference te theksuar moshe. O Zeni cuni i mamit do t’a punojne te tjeret aren, se ty ti ka konsumuar ustallesha qe ke dy femije dhe kusherire e babit tend, ku ju si malsore nuk merrni brenda ” fisit “, ke marre pamjen sikur me qene nipi i Mao Ce Dunit
mollen e mire e ha derri ..po humbe pasurine hum dicka po humbe karakterin ke humbur gjithecka cdo njeri tashme e kupton se per cfare behet fjale
keta jan njerz qe hane shume krypen
po pse nuk eshte ne burg ky more?
dy pellumbat sapo kane marre nje apartament te ri per bashkejetese tek Trendafili i Bardhe pallati te gjykata. Pershendetje Dita.
me vjen mire per z.Kryeminister ne ikje , se nuk ka lene , nene ,moter , grua , vajze apo kusherire te deputeteve pa ua thene biografine ne mes te parlamentit .Nje njeri qe e mban veten per te ditur dhe me kulture, qe sulmon ne menyren me te ulet te mundshme .Tani edhe plakat e lagjes apo te fisit , nuk ti thone dot ato fjale ashtu , e jo me nje kryeminister , ne mes te parlamentit , qe shikohet edhe nga te huajt .Une mendoj qe duke ndjekur menyren e tij , ta diskutojme si rend dite ne parlament, si fillim martesen me kusheriren pastaj kete lajthitjen e ndarjes (qe mua personalisht me duket veper me e ulet se ajo e marteses me kusheriren ). ” Jo po , gjerat duhen thene dhe diskutuar ne publik ” .
Xeni kopil i A.Alushanit e Sllobodankes , familje e perdalun,.
Mos e vrisni shumé mendjen. Eshte e thjeshte fare:rrobat dimerore dhe verore ne fotot familjare te shkelzenit tregojne se do kete dy gra,nje per dimer dhe nje per vere. Ja pra sa e thjeshte!
eeeeeeeeeeeeeeee ORE ARBEN MEVLANI E PASKE PAS GOCEN TEPER ;TE KA HIK FAMILJA PER DURESHORE I SHKRETE
kjo eshte e pa besueshme nje vajze e kompletuar nje familje e respektuar te arije deri ketu eshte per te habitur ,,eshte e pa imagjinushme renia e kesaj vajze kaq poshte ,,ne nje kohe qe kesaj si ka munguar as fama e as pasuria ,,..te behesh mik me nje njeri qe jo vetem kultura nuk i lidh por as ajo fisnore ku mevlani ,,ku berisha ti qofsh mevlan shanaj
Hahahahaha po cne mevlan j shanaj more gramoz,mevlani eshte artist filmi,sa mir w njihke,,,ky berisha e ku ky….berisha eshte kryeminister ,ky lexon gazeten si ne,mw te vetmin ndryshim qe e lexon me ze ne tv.
Nuk eshte goca e mevlan shanajt por e arben mevlanit o gramoz! Arben mevlani eshte foles i top çenëll.
KËPUTI FRERËT LUKUNIA
Nga Alban Bardhi
S’është pushtuar vetëm bregdeti,
I zaptuar është gjithë qyteti,
I dhunuar i gjithë mileti,
Nga zullumet e këtij shteti.
Janë pushtuar institucionet,
Ca nga klanet, ca nga klonet,
Mbushur me çakej e konet,
Ristan, Kostovrac e Ponet!
Shteti i ngritur me kusarë
Dallkauk e mercenarë,
Nuk kanë pikë gjaku shqiptarë,
Vendit erzin i kanë marrë.
Për 2 muaj është bërë kërdia,
Këputi frerët lukunia,
Ngritën vila, hapën vija,
Thonë: janë vatanit e mia!
Qeveria e Viçidolit,
I la pas 23 Qershorit,
Kapakun e arkivolit,
Hapur tek urë e Mifolit.
Moj znj.Mevlani si nuk e keni mesuar vajzen te mos shohe burrat e martuar??? Si mund te dalesh pa piken e turpit dhe te flasesh per ndjenjat e sat bije kur ke shkelur me kembe ndjenjat e nje gruaje dhe nene tjeter! Mbi te gjitha ke shkelur me kembe ndenjat e dy femijeve!
Po ti moj grua nuk ke hallin e ndjenjave por te lekeve se jot bije eshte rritur ne nje dhome dhe tani kerkon saraje!
Mos i gezofshi ti dhe ajo dhe ti lani me lot parate e felliqura qe ju kane errur syte!
Sa per familje e respektuar nuk jeni se po te ishit do ishit fshehur dhe nuk do jepnit intervista!
Gruan legjitime te Shkelzenit e inkurajoj te vazhdoje te ece me koken lart se per te kemi degjuar vec fjale te mira! Thone qe eshte fisnike e zemerbardhe se e bukur duket qe eshte!
“Zonje” Zoti vonon po nuk harron!
Uroj qe kjo fycka jote te kete te njejtin fat!
Ti moj nene e drejte e shef si normale ate lidhje qe kjo pedofilja e degjeneruar ka ber me shkelzenin,po un se kuptoj ku e ka fisshmerine kjo femer qe shkoj kapi kushuririn 15 vite me te vogel,kjo femer qe e ka vajzen ne moshe per te qen nusja e shkelzenit dhe qe martesen e pare e ka pasur me nje kriminel kosovar te cilin e masakruan ne amerike. Kjo eshte lloj i femres me te degjeneruar dhe vetem sepse i ka mbajtur barku te beje 4 kelysha na e quani nene e mire, jo zonj jo ne boten reale kjo quhet bushter, nga ato me te ndyrat. Nuk te lene dy burra kot, pastaj shkelzeni dihej qe do e linte se kur e mori ishte femi dhe i pa pjekur, po kte kurven ku e coj mushka. Ju qe na e beni te ndershme do doja tju shifja si do reagonit nqs djali juaj do merrte nje grua me dy femij dhe 15 vite me tmadhe. Sa per e bukur kjo ka tipik surrat maloke dhe vetem femer me klas nuk quhet, sh po sh sh sh e neveritshme je sadije, sic ke dhe emrin.
Safije ik shif iher neper gjimnaze mos gjesh noj burr tjeter ta trisesh vete se kshu i ke qejf ti qumeshtora hahhaha