50 milionë euro, Taçi i shet të gjitha (Ekskluzive – Kontrata e shitjes së ARMO)

editor

Nga Habjon Hasani

E mërkura e datës 31 Korrik 2013, me siguri që nuk ka qenë një ditë e zakonshme pune për ministrin e Ekonomisë së Shqipërisë, Florion Mima. Në këtë ditë ai duhej të firmoste një dokument. Një dokument me zarar. I duhej t’i jepte dritën jeshile biznesmenit Rezart Taçi për të bërë shitjen e aksioneve të tij në kompaninë ARMO. Taçi nëpërmjet një kërkese që ja kishte çuar ministrit që më 22 korrik, i kërkonte leje për shitjen, Taçi e kishte me ngut punën. Por edhe ministri nuk është se e lodhi shumë, vetëm 7 ditë e la të priste, më pas Mima firmosi një copë letre, duke i dhënë rrugë të lirë biznesmenit të shumëpërfolur shqiptar të kryente operacionin financiar për të cilin kishte mbi një vit që po punonte.

Florion Mima i shkruan Tacit

Si rrallë mund të ndodhë ndonjëherë me trajtimin që i bën një zyrtar i lartë shtetëror shitjes së një korporate strategjike, ministri Mima, jo vetëm që nxitoi ta firmoste, por në shkresë i shkruante biznesmenit se ia kuptonte hallin që e kishte zënë: “…dhe ku si shkak ju na paraqitët vështirësitë financiare që aktualisht po kalon shoqëria Juaj, shprehemi dakord për kryerjen e transferimit”, -shprehej ministri ndër të tjera në letër. Ndonëse kompanitë e Taçit rezultojnë debitore në shuma të mëdha në disa institucione shtetërore dhe me borxhe ndaj disa qindra punonjësve, funksionari i lartë publik shqiptar, ministri i Ekonomisë Florion Mima i shpërfilli të gjitha këto probleme dhe borxhe të kompanive të Taçit me shtetin shqiptar.

mimaaaaaaaaaaa

Me të lexuar hallet e Rezart Taçit, ministri i harroi hallet e shtetit. Kjo “harresë” bëri që çdo gjë më pas të ishte thjesht një “rutinë” dhe kontrata e shitjes të lidhej përpara një noteri një javë më vonë.

 

 

 

 

 

SKEMA

Rezart Taçi në fakt, kishte disa vite që ishte në probleme financiare. Ai e privatizoi ARMO-n me lekë të marra borxh dhe me shumë gjasa blerësit e rinj janë azerët të cilët ia dhanë atij këto lekë për ta privatizuar ARMO-n dikur.

taciiiiiiiiiPasi u bë pronar, Taçi nisi të linte si kolateral në banka disa asete të ARMO-s për të marrë kredi në disa dhjetëra miliona euro, të cilën më pas e investonte, ndër të tjera i ka investuar edhe në tri kompani të cilat janë “Taçi Oil”, “KUID” dhe “Europetrol”, të cilat Taçi së bashku me interesat e ARMO-s, i shiti mëngjesin e së martës më datën 6 Gusht në një shumë totale prej 50 milionë eurosh. Rezart Taçi kontrollonte 85 për qind të aksioneve të paketës së aksioneve të ARMO-s. Pjesën tjetër e kontrollonte Ministria e Ekonomisë.

 

Cmimi i shitjes

Këto aksione te ARMO, Taçi i kontrollonte nëpërmjet konsorciumit “AMRA Oil sha”. Në këtë konsorcium, Taçi zotëronte 70 për qind të aksioneve dhe pikërisht këto aksione shiti të martën në shumën e 35 milionë eurove, duke e bërë automatikisht blerësin pronar të paketës kryesore kontrolluese të ARMO-s. Por pjesë e operacionit të shitjes ishin dhe interesat e tij në tri kompanitë e tjera, që u shitën në një total prej 15 milionë eurosh, duke përmbyllur në këtë mënyrë shumën totale prej 50 milionë eurosh.

BLERËSI

Kompania blerëse quhet “Heaney Assets Corp”, ajo është një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjinë Britanikë. Ç’ka do të thotë se është një kompani me pronarë të fshehur, një kompani “offshore”.

Në kontratën e shitjes kjo kompani ka lënë si adresë kontakti një zyrë në Evropë. Ajo është zyra e një firme të quajtur “Fortrust Global S.A” e cila ndodhet në Bulevardin “Royal” në Luksemburg. Si person kontakti në Luksemburg është caktuar një zonjë me emër rus, Elena Krotova quhet. Por diçka më tepër mbi identitetin e blerësve mund të mësohet nga personi që erdhi në Tiranë për të nënshkruar kontratën. Blerësi nga Ishujt e Virgjër Britanikë, kishte autorizuar dhe kishte veshur me të gjithë besimin e tij për nënshkrimin e kontratës një person të quajtur Abe Halati.

Zoti Halati ka lindur në Iran por disponon një pasaportë amerikane, ai është shtetas amerikan. Ndonëse i tillë, ai është një azer me origjinë dhe jeton në Baku. Emri i tij korrespondon si përfaqësues i lartë në bordet drejtuese të disa kompanive në Azerbajxhan, të cilat janë kryesisht kompani që operojnë në sektorin e mineraleve. Prezenca e tij është një gjurmë që orienton dhe përforcon pistën e një blerësi ngaAzerbajxhani. Por edhe sikur blerësit të mos jenë të tillë, në të gjithë këtë operacion financiar ka diçka që duket kollaj fare: Ministri i Ekonomisë, qeveria shqiptare, ka bërë gjithçka për të lehtësuar Rezart Taçin që ta kryente këtë shitje. Se me çfarë fature publike e ka ndihmuar qeveria biznesmenin, ende nuk kemi një shifër, por me siguri që edhe kjo shifër duhet të jetë me miliona në euro, njësoj si fatura e shitjes që Taçi realizoi ditën e martë.

Lamtumire Armo kopertina dt 4 Gusht 2013
DITA e paralajmeroi shitjen e ARMO 5 dite me pare, ne numrin e dates 4 gusht.
***************

Zbardhet kontrata e shitjes së ARMO-s dhe detyrimet e Taçit

 

faqja e pare e kontrates

NENI 2. QËLLIMI I KONTRATËS

2.1 Blerja dhe shitja e Pjesëmarrësve. Në përputhje me kushtet dhe afatet e kësaj kontrate, në ditën në të cilën të gjitha kushtet e parashikuara nga Neni 4 i kësaj kontrate janë përmbushur prej Shitësit, ose kur Blerësi ka hequr dorë prej tyre, Blerësi do të blejë Pjesëmarrjet nga Shitësi dhe Shitësit do t’ia shesin Pjesëmarrjet Blerësit.

NENI 3. ÇMIMI I BLERJES

3.1 Çmimi. Si çmim për shitjen dhe transferimin e Pjesëmarrjeve nga Shitësit tek Blerësi, Blerësi pranon t’iu paguajë Shitësve një shumë totale prej 50.000.000. € (Pesëdhjetë milionë Euro) (Më poshtë, “Çmimi”), i ndarë mes Pjesëmarrjeve si vijon:

(a) € 35, 000, 000 (tridhjetë e pesë milionë) për Pjesëmarrjen në AMRA(70%)

(b) € 500, 000(Pesëqind mijë) për Pjesëmarrjen Taci Oil(1%)

(c) € 14,000,000(Katërmbëdhjetë milionë) për Pjesëmarrjen në Europetrol(28%)

(d) € 500, 000 (Pesëqind mijë) për Pjesëmarrjen në Kuid(1%)

3.2 Pagesa. Pagesa e çmimit, nga Blerësi për Shitësit do të kryhet me tri këste si më poshtë:

(a) Brenda 24 (njëzetekatër) orëve nga përmbushja ose heqja dorë me shkrim e Blerësit, nga kushti i vetëm i mbetur pa plotësuar e i parashikuar në Nenin 4.1 të kësaj Kontrate, Blerësi duhet të paguajë me transfertë bankare, në fonde të disponueshme menjëherë, shumën prej € 35,000,000(tridhjetë e pesë milionë euro) minus çdo shumë të treguar në Nenin 1 1.8(a), në llogarinë bankare të Shitësve të vënë në dispozicion me shkrim nga Taçi. Në rast se kjo pagesë nuk do të bëhet brenda afatit prej 24 orësh, kjo Kontratë do të konsiderohet e zgjidhur me efekt të menjëhershëm, pa qenë nevoja, për ndonjë njoftim tjetër me shkrim. Ajo do të konsiderohet se nuk ka ekzistuar që prej fillimit. Për qëllim të kësaj klauzole, pagesa do të konsiderohet e kryer me nisjen e fondeve nga banka nisëse. Për këtë qëllim kopja e “suiftit” të bankës dërguese me datë valute të njëjtën ditë, do të konsiderohet vërtetim pagese.

(b) Në datën kur mbushen 8(tetë) muaj nga data e Mbylljes (siç specifikohet në klauzolën 4.3 më poshtë) (nëse kjo ditë nuk do të jetë një ditë pune, pagesa do të kryhet në ditën e parë pasuese të punës), Blerësi duhet të paguajë me anë të një transferte bankare dhe me fonde të disponueshme menjëherë shumën prej € 5, 000, 000(pesë milionë euro) në llogarinë bankare të Shitësve të vënë në dispozicion me shkrim nga Taçi.

(c) Në datën kur mbushen 18 (tetëmbëdhjetë) muaj nga data e Mbylljes, Blerësi, duhet të paguajë me anë të një transferte bankare dhe me fonde të disponueshme menjëherë, shumën prej € 10,000,000(dhjetë milionë euro), në llogarinë bankare të Shitësve, të vënë në dispozicion nga Taçi.

(d) Për qëllimin e klauzolave 3.2(a) deri 3.2(c), më lart, pagesa do të konsiderohet përfundimisht e kryer prej Blerësit tek Shitësit, kur blerësi të ketë kryer transfertën bankare , me fonde të disponueshme menjëherë në shumat e specifikuara në paragrafet e lartëpërmendura , në llogarinë bankare të vënë në dispozicion të Blerësit nga Taçi. Titulli i Pronësisë së të gjithë pjesëmarrjeve do t’i transferohet Blerësit në momentin që do të kryhet pagesa e specifikuar në seksionin 3.2(a), si më lart. Çdo pagesë do të konsiderohet e kryer kolektivisht për të gjithë Shitësit, dhe do të ndahet nga Shitësit e Pjesëmarrjeve në proporcion me përqindjet e specifikuara në Paragrafin 3.1, si më lart. Shitësit do jenë bashkarisht dhe personalisht përgjegjës për alokimin e çdo pagese dhe për shpërndarjen e porcionit monetar të çdo shitjeje që i takon secilit shitës, sipas kushteve të kësaj Kontrate. Me përjashtim të rasteve kur është parashikuar shprehimisht ndryshe në këtë Kontratë, dhe pa kufizuar ndonjë të drejtë apo kompensim të Blerësit, pagesat e parashikuara në paragrafet 3.2(b) dhe 3.2(c) do të jenë subjekt kompensimi dhe uljeje, euro për euro, në shumën e çdo zbritje kompensimi ose llogarie,garantuese të parashikuar në klauzolën 8.3

NENI 4. KUSHTET PARAPRAKE QË DUHEN PLOTËSUAR PËR TË TRANSFERUAR PJESËMARRJET

4.1

Detyrimi i blerësit për të blerë Pjesëmarrjet, sipas kushteve dhe afateve të parashikuara nga kjo Kontratë, lind pas përmbushjes së të gjitha kushteve paraprake të mëposhtme:

a) Anika duhet të ketë firmosur dhe dorëzuar te AMRA, Taçi duhet të ketë firmosur dhe dorëzuar tek secila Shoqëri dhe Dede duhet të ketë firmosur dhe dorëzuar tek Europetrol një dokument të vlefshëm dhe të noterizuar për heqjen dorë dhe shkarkimin nga çdo përgjegjësi dhe detyrim.

b) METE duhet të ketë miratuar transferimin e Pjesëmarrjes së AMRA-s nga ANIKA tek blerësi, në zbatim të nenit 8.3 të kontratës së datës 22.08.2008, mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga METE dhe AMRA-s.

c) …..(vazhdon me të tjera kushte, shën redaksi.)

d) …..(vazhdon me të tjera kushte, shën redaksi.)

e) Shitësit do të kenë përmbushur të gjitha detyrimet e tyre thelbësore sipas Nenit 6 të kësaj kontrate. Blerësi ka të drejtën absolute që në çdo kohë të heqë dorë nga cilido prej kushteve të përcaktuar në Nenin 4.

NENI 8, Pika 3

(a) dëmshpërblime; Kompesimi. Shitësit, bashkarisht dhe veçmas, do ta sigurojnë dhe mbrojnë blerësin, nga dhe kundër, si dhe do ta rimbursojnë blerësin për: (i) çdo përgjegjësi a detyrim të secilës prej Shoqërive, ose ARMO-s, përfshirë dhe detyrimet e mundshme të cilat dalin/lindin në ose përpara datës së Mbylljes, e të cilat nuk janë treguar/përcaktuar/ deklaruar në mënyrë të saktë dhe të qartë në një ose më shumë nga shtojcat e kësaj Kontrate(bashkërisht “detyrimet e Padeklaruara”), dhe (ii) çdo dhe të gjitha kërkesat, padi, humbje, detyrim, kosto dhe shpenzim, që dalin nga ose kanë të bëjnë me (i) ndonjë shkelje nga secili prej Shitësve të ndonjërës prej pikave të Nenit 8 të kësaj kontrate, ose detyrimeve të marra përsipër në nenin 6.3 të kësaj Kontrate, ndonjë ngjarje, veprim, fshehje, kusht, fakt apo rrethanë që ka të bëjë me Shoqëritë, ARMO-n, bizneset, veprimtarinë, përgjegjësit dhe detyrimet përkatëse, qofshin ato të faturuara, absolute, të mundshme, të ndërvarura ose që kanë të bëjnë me ndonjë periudhë deri në datën e Mbylljes, përveç se në masën që është deklaruar qartë në ndonjërën prej Shtojcave bashkëlidhur.

NENI 11. Pika 11 Detyrime të tjera të Taçit

(a) Taçi në cilësinë e Garantuesit, garanton maksimal-isht përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga secili prej Shitësve në këtë Kontratë. Garantuesi pranon se Blerësi ka hyrë në këtë Kontratë, bazuar në garancinë e dhënë nga Garantuesi, se Shitësit, do të përmbushin plotësisht të gjitha detyrimet e përcaktuara nga kjo Kontratë.

(b) Taçi ka deklaruar në paragrafin 8.1 se ai nuk ka asnjë interes, të drejtpërdrejtë a të tërthortë, në interesin e Pakicës së AMRA-s. Në rast se, në çfarëdolloj momenti, Taçi blen interesin e pakicës së AMRA -s, apo çfarëdolloj interesi tjetër në të, Blerësi do të ketë të drejtën, të zbatueshme për një periudhë një vjeçare pasi Blerësi vihet në dijeni të kësaj blerjeje, që ta blejë interesin e Pakicës së AMRA-s nga Taçi për çmimin prej Një Euro. Taçi duhet ta njoftojë blerësin për një blerje të këtij lloji.

(c) Për një periudhë 5 (pesë) vjeçare, duke nisur nga data e kësaj Kontrate, as Anika e as Taçi nuk duhet të marrin pjesë, drejtpërdrejtë a tërthorazi, apo të kenë interes financiar apo tjetër, në ndonjë person juridik që merret me rafinimin, shitjen ose shpërndarjen e naftës, gazit apo çdo produkti a shërbim energjetik në Shqipëri me kusht që nëse Shitësit ushtrojnë të drejtën e tyre sipas klauzolës 8.3(d) të Kontratës për të hequr dorë. Ky kufizim nuk do të zbatohet për aktivitetin e Shoqërive të Kthyera që janë kthyer siç zhvillohej para datës së Mbylljes.

(d) Taçi në cilësinë e aksionarit të Alsat sha, deklaron se Alsat heq dorë nga çdo detyrim që kanë ndaj saj secili prej Shoqërive dhe/ose ARMO dhe se zoti Taçi do të shlyejë vetë dhe personalisht këto detyrime në favor të Alsat sha. Gjithashtu zoti Taçi heq dorë dhe nga çdo e drejtë e tij, si dhe çdo shpenzim të lidhur me to deri në ditën e nënshkrimit të kësaj Kontrate.

 

Share This Article
30 Comments
  • Mund te jem dhe “gabim”, por deri dje thuhej, “pasuri e popullit mbrohet nga shteti”.Tani, kush eshte populli dhe kush eshte shteti?Ku e gjeti ky kete pasuri que do te shes, kush ia ka lene kete pasuri te pa çmuar te popullit, qe mijera dhe mijera naftetare kane derdhur djerse dhe gjak per kete aset, dhe sot jane te papune dhe vdesin per buken e gojes?Ky fidan i zhvilluar neper fekale a do te ndalet ndonjehere duke shitur pasurine e popullit, duke paguar ekipin e Milanit apo Realit, ne vend qe te ndertonte ndo 1 shkolle apo spital::::::::.

    • Cfare garancish morri Mima per shlyrjen e detyrimeve qe shoqerite e Tacit i kane shtetit shqiptar?! Po perseritet historia e Albpetrolit?! A ka ligj, qe kontrata duhet te permbaje se paku edhe banken e shitesit, ku duhet te transferohen parate e blerjes?! A nuk eshte nje rast i paster per Llallen per te hetuar qofte Tacin, qofte Mimen?!

      • shteti qe ndihmon hajdutet, mininstri yne zemer mire. A mendon ky minister se ky veprim eshte shperdorim detyre???….. apo kush pyet ne shqiperi. me shume te shkelesh ligjin me i forte je sepse eshte ligji i pa fuqishem perpara ke tyre personave te veshur me pushtet…………

    • Qeveria Rama nuk duhet te gjej paqe derisa te kthej ne arken e shtetit cdo qindarke te vjedhur publikut dhe te gjithe hajdutet ne burg.

    • Sovrani duhet të këtë i formacion te plote mbi kete krim ekonomik të paralajmeruar me shume se nje vit me pare! Rilindja qe ka 300 dite kohe te perballet me Sovranin mbi realizimet e programit te saj ku lufta ndaj krimit te organizuar dhe Mafjes qeveritare ka prioritet, duhet te zbardh gjithshka dhe procedoje para drejtesise qe e para duhet reformuar nga themeli! Sovrani tanime ka treguar se di te varros jo me banda e bandite kriminale,por varrosi dhe parti kriminale si PD,e cila e pjelle nga Ramiz Alia dhe jagot e ish PPSH, shkaterroi gjithshka industriale dhe ekonomike ne Shqiperi per pasurim personal! Krimi me ARMO nga qeveria shqiptare duhet ndëshkuar rëndë! Berisha, Taci dhe mafjoze te tjere shqiptare duhet te paguajne demet kombetare! Rilindja fillon edhe ketu!

  • Ne fillim Saliu, Rezartin e etiketoji kontrabandist dhe mafioz, po ky pasi e doroviti Kryeministrin me shuma te majme e pastroji biografine, se Sekretari i Patise PSH ja hoqi njollen nga biografia. Ketij shperblimi kaq te majme , Saliu per besnikeri ndaj ketij matrapazi dhe kontrabandisti qe sillte e shiste cdo lloj llumi nafte ne Shqiperi me cmime te kripura e afroji duke e bere mik te familjes dhe i krijoi lidhje me djalin e tij Zenin. Familja e pushtetit e kapur nga mafia, ku ky e mashtroji shtetin shqipetar edhe per tenderin e “fituar” ne blerjen e albpetrolit ku i ka borxh shqipetareve garancin e 10 % te te denderit ne vlere prej 85 milion euro. Ky mafioz duhej te shpallej ne kerkim nderkombetar si nje vjedhes e gabites i Shqiperise, por me ndihmen e Saliut realizoji” shitjen ” e kompanise Taci oil, Armo etj, Azereve, pa i hyre as nje gjemb ne kembe. Une mendoj qe ky transaksion, gjoja shitje e kompanese, jane thjesh letra mafiozesh per te mos u perballur me qeverine e re, per detyrimet qe u ka shqipetareve, duke dale si Rezart pa prona. Ky eshte nje veprim tjeter MAFIOZ dhe interpoli Shqipetar me ate nderkombetar, duhet te nderhyjne qe te sjellin ne Shqiperi kete mafioz bashkepunetor i Familjes Berisha. Kjo do te behet e mundur pasi qeveria e Z. Edi te ngreje akuzat per detyrimet qe ka Taci ndaj Shqiperise, dyke ndjekur rrugen ligjore nepermjet prokurorise dhe krimit ekonomik.. Vendi i tij i banimit i Rezart Tacit, ish kamarierit te picave ne Itali deri ne vitin 2000, eshte prane adreses qe une kam shkruar ne koment.

    • ORE TE URUAR CFARE TACI THONI TACI EMRIN KA SE MBAS TIJ FSHIHET FAMILJA BERISHA, ARMON E KA ARGITA ME EMRIN E TACIT, NE UZINEN E PERPUNIMIT TE NAFTES NE BALLESH NQS TACI E VJEN 2 HERE NE VIT E BIJA E SALES VJEN 6 HERE NE VIT SI MA SHPJEGONI KETE ,UNE PUNOJ KETU DHE E SHOF CA BEHET

  • REZART TACI ESHTE DUKE TALLUR B… ME PASURIN ME TE MADHE TE SHQIPERIS I LUMT KUR I SHKON KALI NE URE ,

  • Ja me ne fund dolen permbi uje ecejaket e thyerqafesit tek Alievi. DELETED.. Qeveria e re duhet te shtetezoje Armon, se jane brenda saj mbi 200 milione euro te vjedhura popullit, shtetit…

  • Jo vetem te shtetezoz Armon porte dergoje ne banken e te akuzuarve gjithe keto horra e hajduter qe po veprojne me pasurine kombetare sikur ta kene pasurine e babait te tyre. populli prandaj e votoi Ramen te bej ndryshimin rrenjesor ne Shqiperi duke e pastruar fillimisht e totalisht nga plehra te tilla

  • Mendoj se eshte loje e “dy paleve”,ndersa “NE” po krijojme nje “realitet olograf”…Eshte e njejta loje qe ben prokuroria me gjykaten…”njera” formulon ne menyre jo te sakte akuzen apo tejkalon afatet, “tjetra” ankohet se me provat qe disponin s’mund te jape “vendimin e pritshem”…Shpresoj qe neser(shprese e kote) RAMA mos te thote se s’ka prova pasi i kane zhdukur dokumentacionin,ndaj s’procedon dot me depozitime kallezimesh apo me shpallje pavlefshmerie absolute te akteve administrative ne kundershtim me ligjin…

  • Ketu paska ikur nga kontrolli çdo gje !
    Jo vetem qe nuk ka pasur qeveri , por po vertetohet plotesisht se mafia boterore e ka pas mberthyer me gozhde kovaçi Saliun deri sa e detyroi ta katandis vendin ne kete derexhe.
    Tani u del tymi vizitave te Saliut ne Republikat Sovjetike.
    Me mafien e vendeve te tjere mbaroi pune 4 vjeçarin e pare.
    Keto qe degjojme tani jane avazi i violines se Saliut ne 8 vjet qeverisje katrahure.
    Zhurmen e bente per te mbuluar halete qe gatuante.
    Tani shqiptaret degjojne vetem eren e keqe te atij gatimi Josefino-Berishian.
    Lind pyetja nga te gjithe : A do te pergjigjet njeri per kete gjendje ?
    Kur teritore ujore e tokesore , pasurite mbi e nentokesore jane shitur, kur shqiptaret gjysma jane jasht shqiperise, atehere Perse duhen qeverite Shqiptare ?
    Vota e 23 Qershorit kishte vetem nje lexim : Te vene ne vend keto hatara qe jane bere nga Saliu ! Kjo eshte e para qe duhet vendosur ne programin e Parlamentit dhe Qeverise. Te tjerat vijne mbrapa !

  • Ne cdo vend te botes pamvarsisht se kush eshte pronari per shitjen e pasurive te ketyre permasave dhe te nje rendsije STRATEGJIKE cdo trnsaksion duhet te miratohet nga organet me te larta ligjvenese te vendit ne menyre qe te ruhet sherbimi ndaj konsumatoreve njekohesisht te mos preket sovraniteti i vendit. Do ta lejoje Edi Rama kete batakci te beje si te doje me pasurine kombetare pamvarsisht se si e mori??????

  • Ju lutem ruani etiken ne komentime. Keshtu afrojme debat cilesor dhe profesional per te gjithe. Faleminderit nga Moderatori

  • Po ne edinim se kush i blente kta kompani shteterore sala me te birin shkelzen dhe te shkathtit e PD-s .
    Kryeminister sala, president sala, guvernator banket qendrore sala, privatizimet e medha sala, SHISH drejtor sala , ARMO -ALB-PETROL sala .
    Perqindja e madhe e kompanive te medha qe bajn biznes ne Shqipni jan mafioze dhe pastrojn parat e pista sidomos ne keto 8 vjetet e fundit me sali tradhtarin .
    E pastaj cpresim te flasim per biznese dhe punsim te popullit apo siguracione ose pun e zez apo e bardh

  • moderatori a mund te ruhet etika ketu ne nje kohe qe ka vajtur thika ne asht ..gjithe kjo pasuri kombetare ne nje kohe kur njerezit nuk kane buke te hane ,,e po shkyejne njeri tjetrin duke vrare njeri tjetrin se nuk kane alternative tjeter////jo zoteri kjo eshte vetvrasje kombetare ,,populli po hiqet zvare e jane te pa fuqishem sepse drejtesia eshte e fundosur nga mafia shteti ka rene ne duart e saj ,,dhe njerezit nuk kane kute ankohen ,,te shikojme tani a do ndryshoje apo jo ,,do zoti

  • Si eshte e mundur qe gjithe kjo pasuri strategjike e shqiptareve (lajmi thote “ARMO” + “KUID”+”Taci oil” ) t’u jete rrembyer te zoterve te vendit nen syrin e Opozites?????????????
    Cfare shteti paskan bere keta,qe brekedhjeri i historise te guxonte kaq shume dhe kaq hapur???????
    Taci eshte vetem nje figurine e perdorur dhe e garantuar qe nuk do t’i futet gjemb ne kembe.Tek e fundit ai nuk ka vene asnje dyshke te tijen ne kete afere kriminale dhe antikombetare.
    Sidoqofte,zgjidhja ligjore e ketij lemshi duhet te siguroje ruajtjen me dhembe te kesaj pasurie kombetare po aq sa sekuestrimin total te brekedhjerit te historise, qe eshte koka e kesaj baterdie kriminale.Vetem njerzit e limituar nga trute e kokes nuk e kuptojne kete. TUNG.

  • Duhet te bllokohet shitja, te shihet si arriti ky pis ta bleje ARMO-n, se shqiptaret nuk kane fituar asnje dollar nga kjo shitje dhe sdo te fitojne fare kur ta blejne jevgjit.

  • Ju falenderoj ju te gazetes Dita jeni me te vertete te pa aritshem nga shtypi tjeter shqiptar,ju i botoni te shkrimet pa dallim se kujt partie i perkasin,kisha nje lutje qe mos te jepet asnje lajm per te ndjerin kriminelin Sali Rame Sheqere Berisha,se me te vertete qe nuk eshte lajm cfare ti ndodhi ketij krimineli ne nuk na intereson.

  • eshte me te vertete per te ardhur keq kur lexojme gjithe kete maskarade qe eshte bere me pasurine e qytetareve,me pasurine e shqiperise dhe shqiptareve shpresojme qe kabineti i ri qeveritare te mare parasysh gjithcka dhe te hetojne deri ne detaje!!!.dhe jo dikush por te gjithe ata qe kane ABUZUAR TE NDESHKOHEN NE BAZE TE LIGJIT,ne rast te kundert jemi..UNE TE FAL ..TI ME FAL DHE ATA,ATO FALIN, DHE POPULLI PAGUAN-

  • Urojme te jete e vertete kjo e azerit dhe taci theft qafen bashke me salen .me gjithe ata maloket qe ke sjelle nga mbas.vafsh ne djall.taci legeni qe I uli autoritetin mallakastrioteve qe e ndertuan me djerse e mund gjithe ate veper.mos ta degjofshim me emrin .nje ish punonjese te armos

  • Të gjitha këto asete kombëtare me vlerë shumë të rëndësishme për vendin, duhet medoemos të jenë objekt i gjykatave shqiptare dhe të verifikohen me imtësi të gjitha marrëdhëniet KREDITORË-DEBITORË, në bazë të të cilave bëhet dhe bilanci i pasurive të bizneseve të Taçit.
    Duke iu referuar shkrimit tek pjesa Debitorët (mendoj se z.Hasani e ka fjalën për R.Taçin si Debitor) del që Taçi, nuk ka vetëm një KREDITOR. Pra nuk është DEBITOR vetëm tek bankat, por edhe tek kompani e persona fizikë, që i kanë huazuar shuma të mëdha eurosh . Pra të gjithë këta KREDITORË, që e kanë ndihmuar Taçin në momente të vështira, tani me të drejtë janë të shqetësuar për sigurinë e kthimit të parave të tyre. Kjo tregon edhe njëherë, siç e kanë përmendur dhe komentues të tjerë, se Taçi, nuk ka vepruar i vetëm në këto afera gjigande ku përfshihen pasuritë kombëtare të Shqipërisë. Prandaj të gjithë emrat e përfshirë në këto afera, siç del dhe nga historiku, janë emrat që lidhen si gjithnjë me Familjen mafjoze shqiptare nr.1, Berisha. Siç e përmend dhe dikush që nëse Taçi vinte dy herë në Armo, ishte Argita ajo që vinte gjashtë herë për tu interesuar. Të gjithë kemi dëgjuar se si lidhen emrat e Taçit, apo Zamir Manes e ndonjë tjetër, me këtë familje. Dimë dhe bashkëpunimin e Taçit me znj. L. Berisha në fondacionin e saj “Fëmijët e Shqipërisë”. Ka shumë nyje e fije që lidhen me këtë familje. Pothuajse gjithçka gjigande në Shqipëri.
    Kuptohet që rruga e vetme për të sqaruar njëherë e mirë të gjitha aferat korruptive duke vjedhur dhe përfituar nga pasuria e përbashkët kombëtare, është rruga e Drejtësisë, nëpërmjet Gjykatave.
    Kushdo biznesmen i pastër dhe që e ka arritur çdo gjë me meritë, ta gëzojë e të vazhdojë punën. Por në se aferat janë abuzime me pasurinë e popullit të përkrahur nga qeveritarët, atëhere askush nuk duhet të dalë pa lagur. Gjithçka që me ligj i takon popullit, duhet ti kthehet atij si pasuri e përbashkët.
    Jam i bindur se shumë afera të tilla do të dalin nga auditi që po përgatit dhe qeveria e z.Rama. Urojmë që dëmet financiare të jenë të riparueshme dhe të mund të rikthehen në vendin e tyre.

  • Se pari dua te them qe ne letren e firmosur nga Ministri bie ne sy qe ne fillim cilesimi i termit ARMO eshte ARMA pra kemi te bejme me nje shkrese te nje zyrtari te larte dhe nuk arrij te kuptoje nese kemi te bejme me te njejten shoqeri aksionere apo eshte nje ngerce Juridik.
    Se dyti nuk arrij te kuptoje pasi dhe profesioni im eshte Jurist dhe si nje ish punonjes i ARMO-s kjo kontarte e bere nga shteti duhet te ishte e dyanshme qe nenkupton qe duhet te ishin parashikuar penalitete per bleresin dhe nuk jam ne gjendje te kuptoje qe per nje asete kaq te madh shteteror per nje pasuri kaq te madhe te nentokes Shqiptare me nje firem pacavure te nje Ministri jo kopetent te fushes Juridike ti kalohet kjo pasuri kombetare nje subjekti tjeter pa qene prezent Shteti.Nuk dua te zgjatem me shume se kjo duket qarte qe eshte nje afere e qarte korruptive dhe personazhi ne fjale me kujton ate valixhen misterioze te ish Kryeministrit ne takimin me homologun e tij Azere.

  • Edi Rama ju pret nje detyre e re.Hajdutet edhe pse vodhen ne tete vjet,edhe ne castet e fundit sulmojne e vjedhin hapur.Futi ne burg qe te gjith se atje eshte vendi i tyre.Ministri servil i Sali Berishes para gjygjit urgjent.Nje hajdut i shekullit.aman o zot pa zot qenka ky vend,ne mes te dites u vidhka?Turp turp turp……………Nuk do ti shpetoni drejtesise jo.Ne Burg te gjithe pa perjashtim.

  • Pa le ka krijuar dhe nje shoqeri taci Kuarta shpk dhe ka mbajtur 60-70 poka karburanti babzia si ka fytyre me logon IT prap aty eshte ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *