NAFTË DHE SEKRETE

anazapta

Kontrolli i Lartë i Shtetit, njoftoi dje se ka kallëzuar penalisht drejtorin e kompanisë Albpetrol, Endri Puka, për shkak se ky i fundit e ka privuar KLSH-në për të siguruar dokumente gjatë kontrolleve. Objekti i kontrolleve të KLSH-së duket se prek një nga çështjet më delikate të kompanisë ALbpetrol, kontratat koncensionare që kjo kompani ka lidhur me shoqëritë private të shfrytëzimit të vendburimeve naftëmbajtëse shqiptare(Bankers Petroleum, Stream Oil, Visoka etj). Gjatë muajit Qershor KLSH ka kryer kontrolle në Albpetrol, por kur ka kërkuar kontratat dhe anekset e kontratave me këto kompani Albpetrol ka refuzuar t’ia ofrojë menjëherë pasi ka detyrimin kontraktual që të marrë lejen e kompanive përpara se të ofrojë këto të dhëna për “palët e treta”. Pas këtij refuzimi, KLSH ka paditur penalisht drejtorin e Albpetrol, Endri Puka. Kaq është fabula institucionale, por historia në thelb është tregues i zhvillimeve të rëndësishme në një nga sektorët strategjikë të vendit dhe risjell në vëmendje një nga problemet më serioze në këtë sektor: Paprekshmërinë e korporatave që shfrytëzojnë naftën shqiptare.

Çfarë është ajo që fshihet?

Marrëveshjet koncensionare që ka bërë shteti ynë me disa korporata naftë-nxjerrëse, ku më kryesoret janë ato me Bankers Petroleum dhe Stream Oil, parashikojnë që këto kontrata dhe anekset e tyre të specifikimeve teknike, të mbeten konfidenciale dhe të mos ekspozohen prej palës shtetërore. DITA, disponon kontratën mes shtetit shqiptar dhe kompanisë Bankers Petroleum dhe në këtë marrëveshje ka një nen të posaçëm që specifikon rastet se kur kjo kontratë mund të ofrohet nga pala shtetërore. Por problemi në këtë rast ëhstë fakti se KLSH-ja është gjithashtu një organ shtetëror dhe jo një “palë e tretë” e zakonshme.Kushtetuta i garanton këtij institucioni kontroll të plotë mbi çdo aktivitet dhe marrëveshje të lidhura nga institucionet shtetërore shqiptare. Nga ana tjetër është problem fakti se ‘garantimi i konfidencialitetit’ të këtyre kontratave është ratifikuar me vendim qeverie dhe me votim në Kuvendin e Shqipërisë ndaj dhe këtu problemi komplikohet. Kompanitë e shfrytëzimit të naftës, me vendim qeverie dhe parlamenti kanë marrë favorin nga shteti që termat e kontratave të tyre të mbeten sekrete dhe të mos jepen pa dhënë dhe korporatat më parë dritën jeshile. Madje jo vetëm kontratat por edhe veprimet e tjera të shtetit me këto kompani që bazohen mbi këtë kontratë nuk parashikohen të jepen. Në kuptimin e interesit publik të shqiptarëve, ky është një favor i pashembullt që u bëhet këtyre korporatave dhe një legjitimim i pozicionit të tyre jo vetëm si shfrytëzues të pasurive nëntokësore por edhe si korporata që nuk i nënshtrohen kontrolleve shtetërore.

Pra situata është e tillë, Kontrolli i Shtetit, duhet të presë përgjigje pozitive nga një koncensionar privat për të audituar një kompani shtetërore si Albpetrol. (?!) Bazuar në obligimet që i rrjedhin nga kontratat me korporatat, Albpetrol ka refuzuar kërkesën e KLSH-së dhe kjo e fundit ka kallëzuar penalisht drejtorin e Albpetrol, por duket se vetë drejtori i Albpetrolit Endri Puka, ka kërkuar garanci më lart për të blinduar qëndrimin që do mbante.

 ***

Shkresa mbështetëse e AKBN…

Më datën 25 Qershor, ndërsa kontrollorët e KLSH-së ishin nëpër zyrat e Albpetrolit, drejtori i këtij të fundit i drejtohet AKBN-së duke i kërkuar mendim se si duhej të vepronte me kontratat konfidenciale që i’a kërkonte KLSH-ja. Më datën 3 korrik, AKBN-ja i kthen përgjigje Albpetrolit, duke i sugjeruar se bazuar në marrëveshjet koncensionare këto dokumente nuk duhej t’i jepeshin KLSH-së. AKBN-ja është një agjenci e cila ndonëse nuk menaxhon kompaninë Albpetrol, ka tagër ligjor për ta kontrolluar atë dhe aktivitetin e saj. Kjo shkresë e drejtorit të AKBN-së ku jepej mendimi se Albpetrol nuk duhet të bënte publike kontratat dhe anekset, i është dërguar për dijeni dhe ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri më datën 3 korrik. Një ditë më vonë, më 4 korrik, KLSH-ja rezulton se ka kallëzuar penalisht drejtorin e Albpetrolit për pengim të punës audituese dhe fshehje të dokumentacionit.

***

Albpetrol, 22 milionë dollarë abuzime në vitin 2012

Në ka një strukturë publike fitimprurëse në shtetin tonë, me të cilën qeveria e kaluar ka abuzuar në mënyrën më groteske, kjo është ndërmarrja shtetërore AlbPetrol. Gjatë auditimit të veprimtarisë së saj për vitin 2012, dëmi ekonomik si pasojë e mosarkëtimit të vlerës së furnizimit me naftë dhe gaz kompanive private llogaritet në 2,2 miliardë lekë të reja, ose 15.5 milionë euro. Vetëm kompania ARMO i ka Albpetrol rreth 5.4 miliardë lekë të reja borxh për furnizime të papaguara, ose 38 milionë euro. Marrëveshjet që shoqëria “Albpetrol” Sh.a. ka lidhur me kompanitë e huaja për prodhimin dhe zhvillimin e hidrokarbureve në vendburimet ekzistuese nuk janë zbatuar kurrë si duhet. KLSH për vitin 2012 ka gjetur një dëm ekonomik shumë të lartë, që kompanitë e huaja që operojnë në bazë të marrëveshjeve të hidrokarbureve i kanë shoqërisë shtetërore. Albpetrol më datën 16.09.2011, ka lidhur marrëveshje me kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, për të zbritur nga nafta e prodhuar, sasinë e holluesit të përdorur, në tejkalim të kompetencave të saj. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka sjellë pasojat e mëposhtme në dëm të Shtetit Shqiptar.

Kontratat

Kompania nuk i ka dorëzuar shoqërisë “Albpetrol” Sha sasinë prej 11,955.50 ton naftë bruto me vlerë 6,1 milionë dollarë; si dhe ka ndikuar në faktorin R duke e ulur ndjeshëm atë, vlera e të cilit ka lidhje direkt me përfitimet e Shtetit Shqiptar, pasi, kur R≥1, fitimi ndahet 50% për “Bankers” dhe 50% për Shtetin Shqiptar. Albpetrol nuk ka dorëzuar të gjitha asetet, sipas marrëveshjeve të nënshkruara me kompanitë e huaja, pasi: kompanisë “Stream Oil&Gas, Ltd” nuk i është bërë dorëzimi i vendburimit Ballsh-Hekal, magjistralet Delvinë-Ballsh, Gorisht-Klos-Usojë, rrjeti i grumbullimit të gazit në vendburimin Cakran-Mollaj, si dhe rrjetet e furnizimit; Kompanisë “Sherëood International Petroleum Ltd” nuk i është bërë dorëzimi i vendburimit e puseve të Fermës, pasi shoqëria “Albpetrol” Sh.a ka qenë në proces privatizimi dhe asetet e padorëzuara kompanive janë futur në bazën e të dhënave të përgatitur nga shoqëria konsulente. Për kompaninë “Trans Oil Group”, Plani i Zhvillimit është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ja), në kundërshtim me procedurat që parashikohen në Marrëveshjen Hidrokarbure. Nga Albpetrol Sha nuk janë zbatuar procedurat ligjore në fushën e pagave dhe shpërblimeve, inventarizimin e pasurisë, dhënien me qira të objekteve, si dhe dhënien e ndihmës ekonomike, si pasojë e të cilave për vitin 2012 është krijuar një dëm ekonomik në vlerën 448 milionë lekë, ose 3.2 milione euro. Gjendja debitore dhe kreditore e kësaj shoqërie në fund të vitit 2012 ka rezultuar me shifra të mëdha. Gjendja debitore (borxhet e AlbPetrol) është në vlerën 14,8 miliardë lekë, ose 100 milionë euro. Kurse ajo kreditore (Çfare i kanë borxh Albpetrol dhe në më të shumtën s’kanë ndër mend t’ia kthejnë) është në vlerën 7,8 miliarde lekë, ose 57 milione euro. Duke ju referuar të ardhurave dhe shpenzimeve, gjendja debitore përfaqëson gati dyfishin e të ardhurave mesatare vjetore te AlbPetrol, ndërsa gjendja kreditore është 1.3 herë më e lartë se niveli i shpenzimeve.

 ***

Njoftimi i plotë i KLSH për kallëzimin penal

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 528/1 prot, datë 28.05.2014 inicioi auditimin e radhës në shoqërinë Albpetrol sh.a. Patos, me objekt “Zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”, i cili përfshinte periudhën 01.08.2013 – 30.06.2014 të veprimtarisë së kësaj shoqërie.Në zbatim të pikave të programit të auditimit si dhe dispozitave përkatëse ligjore të Ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, KLSH i ka kërkuar në mënyrë të ripërsëritur administratorit të Albpetrol sh.a. vënien në dispozicion të grupit të autorizuar të auditimit, të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij auditimi.

Në kundërshtim flagrant me detyrimet e tij ligjore si subjekt i auditimit, administratori i Albpetrol sh.a. refuzoi në mënyrë të vazhdueshme për mëse 1 muaj, vënien në dispozicion të grupit të auditimit, të marrëveshjeve të hidrokarbureve që Albpetrol sh.a. kishte nënshkruar me subjektet private, me justifikimin e ruajtjes së konfidencialitetit të këtyre marrëveshjeve.

Veprimet e mësipërme të administratorit të Albpetrol sh.a. përveçse të kryera në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar edhe pengimin serioz të kryerjes së këtij auditimi nga ana e KLSH-së, në përpjekje për të shmangur nga objekti i auditimit çështje të caktuara të veprimtarisë së tij si administrator i kësaj shoqërie.

Në kërkesat e vazhdueshme të KLSH-së për vënien në dispozicion të këtij dokumentacioni, KLSH i ka bërë të ditur administratorit të shoqërisë Albpetrol sh.a. që konfidencialiteti i këtij dokumentacioni përsa i përket subjekteve private me të cilat Albpetrol sh.a. ka lidhur marrëveshjet e hidrokarbureve nuk vihet asnjëherë në rrezik si pasojë e këtij auditimi, pasi KLSH në asnjë rast nuk ka kërkuar informacion mbi veprimtarinë e subjekteve private dhe marrëveshjet, projektet, plan-bizneset apo resurset e tyre, pasi ato nuk janë objekt i auditimit të KLSH-së, por veprimtaria e Albpetrol sh.a.

Si rrjedhojë e hasjes së këtyre pengesave të qëllimshme, KLSH, në kushtet kur këto veprime kanë dëmtuar rëndë interesat e shtetit, kanë sjellë si pasojë dështimin e disa prej pikave të programit të auditimit duke mbajtur në errësirë të plotë kontratat e lidhura ndërmjet Albpetrol sh.a. dhe kompanive private, vendosi të depozitojë pranë organit të Prokurorisë Fier, në datën 03.07.2014, kallëzimin përkatës penal ndaj administratorit të Albpetrol sh.a. për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal.

KLSH, thekson që kjo është hera e parë në historinë e këtyre 24 viteve të demokracisë apo edhe gjatë kohës së monizmit, pavarësisht formave dhe fazave të organizimit në të cilat ka kaluar Albpetrol sh.a. që administratori i kësaj shoqërie vendos të pengojë një institucion kushtetues si KLSH, organi më i lartë i kontrollit ekonomiko – financiar në vend (neni 162 i Kushtetutës) dhe audituesit e këtij institucioni në kryerjen e detyrës së tyre ligjore. Ky mbetet një rast unikal, ku vetë shtetit i cili zotëron 100% të aksioneve të një shoqërie i mohohet e drejta e aksesit dhe kontrollit mbi dokumentacionin dhe veprimtarinë e kësaj shoqërie dhe çka është më absurdja nga vetë administratorët e saj.

Shqetësimi kryesor i KLSH-së në lidhje me këto vonesa të qëllimshme, mbetet mospërfundimi në kohë i këtij auditimi apo më keq akoma mospërfundimi i tij, gjë që do të ndikojë në raportin e përvitshëm të KLSH-së mbi buxhetin faktik të shtetit, i cili i dërgohet Kuvendit në muajin Shtator, si dhe fakti që këto vonesa mund të krijojnë premisa për tjetërsimin, transformimin apo falsifikimin që mund ti bëhet dokumentacionit të shoqërisë Albpetrol sh.a. që deri më sot nuk i është vënë në dispozicion KLSH-së.

 

******************************************

 

Që kontratat të zbardhen dhe “gjobat” të shmangen

Për rreth një muaj, gjatë gjithë qershorit, kontrollorët e KLSH-së, kanë audituar aktivitetin e kompanisë Albpetrol. Dje KLSH-ja ka kallëzuar penalisht në prokurori drejtorin e Albpetrol duke e bërë përgjegjës për fshehjen e kontratave dhe dokumenteve pasuese me koncensionarët e naftës. Duket se KLSH-ja jo vetëm ka bërë kallëzimin penal, por ka bërë dhe informim publik për këtë veprim të saj, duke sfiduar publikisht, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm: KLSH dyshon se Albpetrol po pengon kontrollet e KLSH për të mbuluar abuzimet që ka bërë.

Ka dy opsione e gjithë kjo histori. Ose Albpetroli, ka bërë abuzime të paligjshme në marrëdhënien e saj me korporatat koncensionare të naftës, pra ka vjedhur, e për pasojë kërkon të fshehë gjurmët. Këtë e bën duke përdorur si artificë obligimin e saj kontraktual me korporatat private që e detyrojnë për të mos ‘dorëzuar” dokumentet pa lejen e korporatave.

Ose është opsioni i dytë, Albpetroli dhe drejtori i saj janë krejt në rregull me detyrën, nuk kanë vjedhur hiç, por besojnë vërtetë se duke ekspozuar për KLSH-në këto kontrata koncensionare, mund të kenë probleme me koncensionarët për shkak se kanë thyer parimin e konfidencialitetit me to.

Nuk ka asnjë diskutim se është në interesin publik që këto kontrata jo vetëm të jenë objekt i kontrolleve të KLSH-së por objekt i cilitdo institucion ligjzbatues shqiptar, që paguhet nga shqiptarët për të identifikuar të gjitha abuzimet potenciale që mund të kryhen nga zyrtarët shtetërorë.

Nga ana tjetër ky kallëzim i KLSH-së, do të jetë një provë edhe për të. Në Shqipëri, shumë institucione ligjzbatuese, përfshirë dhe KLSH-në, kanë ditur të veprojnë edhe ‘symbyllur’në raste kur u ka interesuar por edhe vigjilente në raste të tjera. Pra ka dhe KLSH-ja problematikën e vetë në këtë histori, pasi shpesh në këtë vend, kontrollet, auditivet, apo hetimet, nuk bëhen për të zbardhur të vërtetat, por përdoren për të rritur stekën e presionit dhe për të përfituar dhe kontrollori diçka nga abuzimi që mund të ketë konstatuar. Pra shpesh institucionet ligjzbatuese në Shqipëri veprojnë si gjobëvënëse, ta falin shkeljen që ke bërë, nëse u jep pjesën.

Pa paragjykuar askënd në këtë histori, tashmë konflikti është evident dhe ka plasur. Ndaj dhe KLSH-ja do bënte mirë që t’i shkonte deri në fund qëndrimit të saj. Në këtë mënyrë mësohet qartë e vërteta mbi atë që ka ndodhur, kontratat të zbardhen, auditi të kryhet dhe ‘gjobat informale’ të shmangen. Në të kundërt, do shmanget zbardhja e situatës, do na mbetet dyshimi se diçka mund të ketë ndodhur në Albpetrol, por nuk do kemi kurrëfarë dyshimi se KLSH-ja është tërhequr vetëm pasi ka rritur stekën e ‘gjobës’ nëpërmjet kallëzimit penal.

 

Share This Article
36 Comments
  • Ou?! Po tja kerkojne Koços se ai e ka djale per shpirt Endrin. Vetem duhet qe z. Leskaj te gjeje nje menyre qe te kete brenda zotin, mqs Kocua eshte bere besimtar i madh.

    • Ore jeni ne vete apo nuk jam mire une?Kush eshte pale e trete,kontrolli i larte I shtetit shqipar?C’po na degjojne veshet!Sa shume jane verbuar hajdutet sa kontrollin e larte te shtetit e quajne pale te trete!

      • KLSH-ja po ben ca pune, por nese do ri futej me themele hetimeve do duhej te rraste ne burg gjysmen e drejtorave te shtetoit perfshire dhe kete djalin e Kocos ne Albpetrol.
        Po hajt mo

        • Qe do vidhej (ose me sakte qe do vazhdonte vjedhja e Pd ) ne Albpetrol ne e thame qekur Rama emeroi drejtorin e Kokedhimes drejtor ne nje nga pikat strategjike te ekonomise se vendit ku rilindja do ishte nje zgjidhje e problemeve te mprehta qe ka sot Shqiperia

          Por nuk na degjoi kush…

          C’eshte kjo more emeron ne krye te Alb-petrolit nepunesit e Koqo Koedhimes ??!!

          Pse pake specialiste ka ne radhet e PS-se se Fierit qe te vendosej atje ne krye te Alb petrolit ?

          C’eshte ky kryemnister qe te gjitha emerimet i ben mbi bazen e shoqerise se tij jashte partise ?

          Cdo emerim qe ka bere Edi e ka ne konflikt interesi me interest e shokeve te rethit te tij dhe jashte PS-se

          Iku Sala qe vinte ne krye hajdutet e tij, vjen Edi dhe ve ne krye hajdutet e shokeve te tij ….

          Shume keq, shume keq …..Anetaret e kryesise se PS-se duhet te protestojne kunder ketij lloj emerimi

      • Po cilin don ti or taj? Don nje Fazllic tjeter, pse paska udheheqe bizneset e Kokedhimes per rrogen, u dashka qe te mos beje pune ne shtet! sigurisht cfare don Berisha nuk munde te bahet ma,se per ndryshe edhe zgjedhjet nuk kane kuptim, pse te bahen kur Berisha si me pushtet se ne opozit duhet te vendos. Jo or taj Berisha te shikoj e mos te haje m… ma se ka ka sjell ne maje te hundes me pislleqet e mashtrimet etija.

    • Nje milion here me mire nje 2K i mencur dhe qe e njeh ate fushe se nje ‘dru me pre’ qe s’e artikulon akoma mire shqipen.

    • nuk mund te kete kontrata te paminotueshme: nuk ndodh askund dhe nuk ka pse te ndohe ketu! Nafta eshte sektori me abuziv dhe jo sot

  • Urime dhe mos degjoni kukuvajkat e sketerrës! Duhet ndryshim total!TOTAL! Berisha i bente emrimet duke i telefonuar i biri,e bija, që edhe ish prefektin e Tiranës”QUKAPIN”(Kejsi Kruja)Shkelzeni e ka emeruar nga një banjo e një hoteli në Belgjike,por ketu nuk është vendi të tregoj dhe të tjera! E rendesishme është vdekja politike e PD dhe varrosja e kufomës Berisha!Sovrani monitoron këto ndryshime të domosdoshme dhe vazhdon luftën me shpellizmin vicidolist,nga i cili kerkon të largohet edhe pjesa tjeter e shqiptareve,per te perfunduar me vdekje politike ramizizmin berishist,pavarsisht se i KLONUARI Basha që bashdrejton me Berishën PD,pretendon ringritje!…Sovrani e dha verdiktin për kete parti kriminale qe vrau shqiptaret dhe shkaterroi mijra vende pune:VDEKJE PD! Dhe kjo formule duhet zbritur tek të paqartet duke lene ne mjerim e ndeshkim Bandën dhe militantët kriminale,të vetgroposen! Sovrani monitoron Rilindjen,pasi e di që veshtiresite nga shkaterrimi kriminal i vendit,edhe kjo parti politike pavarsisht se po perpiqet,nuk do t’i realizojë si do SOVRANI! Pas 300 ditëve do bëjmë bilancin e vdekjes totale të kriminales PD dhe ecurite e RILINDJES!…

    • Pa dashur te ndyje gojen sic bejne shume veta, duke perfituar nga anonimati i webit… Mendoj qe emerimi ne Albpetrol i drejtorit te 2K-se, ish drejtor i Apolonise dhe i gjithe firmave te Kokedhimes eshte nje gabim, madje nje veprim krejt i panevojshem katundaresk.
      Une nuk kuptoj si nuk gjejne rruge te tjera dhe emra te rinj per te mbrojtur interesat e tyre keta tipa. Ka lidhjue biznes-politik gjithandej, por ketu keta turren duke futur emrat e vet ne lista deputetesh, emrat e grave ne poste, emrat e drejtoreve et bizneseve private i kalojn ne drejtor te shtetit… Eejj, behuni pak te rafinuar o katundi i Rilindjes

  • Opozita ka plotesisht te drejte! Me gjithe emerimet e sotme, Edushka e ka prishur keq imazhin. Nje ish-Drejtor i Kocos, nje ish-Minister dhe nje ish-Deputet i Nanos, nje ish-Drejtor i Berishes: asnjeri nuk ka stof “rilindasi”…

  • Per mua kesaj here zgjyra Sali ka te drejte. ky drejtori i Albpetrol eshte nje kone e vogel e ketij koqos. Po zume te vem miq e shok neper drejtorira strategjike, cfar do bejm kur te gabojne apo te vjedhin? Do fusim Koqon ne burg? Nuk ma ha mendja se e ben zotni Rama.

  • Gabim i madh. Sidomos per fierin. Kocua do fusi ne xhep milionat qe do firmosi ky djali i Kocos, por kostot politike do ti haj Rama. Dhe zgjedhjet lokale jane afer. Me sa duket mendojne qe fierakt jane trapa dhe votojne symbyllur edhe kur u ve ne administrimin e puneve njerez qe kane shkateruar qytetin duke nisur nga shpirti i tij i kahershem, futbolli

  • nafta dhe kromi sikur te menaxhiheshin me atdhedadhuri dhe ne menyre ekonomiqare, Shqiperia do lulzonte sot si drita.
    por normal, asjtu nuk do kushte benza vetem Berisha, Fazllici, Basha Rama po do kishin te gjithe.
    Ligesia njerezore nuk ka fund

  • shenje e keqe..

    uroj qe zoti rama ta dije qe aspetativat kundrejt tij jane komplet te ndryshme nga ato te sales e keshtu qe sdo i duhet te bej me mire se sala per te pas mbeshtetje,por duhet te bej shume mire detyren e tij..
    salen e dim qe ishte i paafte.

  • Ky Kiqua paska pasur shume pushtet mbi Edin dhe kete po e shofim cdo dite. Po te vazhdoj keshtu i bie qe Berisha paska pasur te drejte per disa gjera. Emerimet e deri sotme te Rames tregojne qe skemi te bejm me “rilindje” po me “hiq Argit e vur Kiqo”. Per mua veshtire se do kemi me shume se nderrim hajdutesh dhe maksimumi ulje doze ne vjedhje. Po qe se Koiqos i le ne zemer me e ul pak doren…

  • Ore lexojeni mire shkrimin se nuk thote qe ka vjedhur Kocua
    Pike e zeze me ju, komentoni njeri tjetrin, jo shkrimin?

      • gaqe,
        thelbi qendron ketu:
        “Ka dy opsione e gjithë kjo histori. Ose Albpetroli, ka bërë abuzime të paligjshme në marrëdhënien e saj me korporatat koncensionare të naftës, pra ka vjedhur, e për pasojë kërkon të fshehë gjurmët. Këtë e bën duke përdorur si artificë obligimin e saj kontraktual me korporatat private që e detyrojnë për të mos ‘dorëzuar” dokumentet pa lejen e korporatave.

        Ose është opsioni i dytë, Albpetroli dhe drejtori i saj janë krejt në rregull me detyrën, nuk kanë vjedhur hiç, por besojnë vërtetë se duke ekspozuar për KLSH-në këto kontrata koncensionare, mund të kenë probleme me koncensionarët për shkak se kanë thyer parimin e konfidencialitetit me to.”

        Rasti i dyte me duket absurd sepse nuk mund te kete thyerje konfidencialiteti kur shteti kontrollon punen e nderrmarrjeve te tij. Eshte njesoj sikur pronari i nje firme private te doje te kontrolloje se si po punojne drejtoret e tij e cfare kontratash kane firmosur ne emer te tij dhe kjo ndodh rendom ne shume firma te medha private te huaja.

  • Llafe, llafe, harxhim letre, ushqim per thashethemexhinjte, parajse per kriminelet, tradhetaret, spiunet, vjedhesit. Te pakten gazetaret te tregojne karakterin e tyre duke mos u bere pjese e kesaj maskarade te felliqur.

  • Normal qe do emerohej Endri Puka, sepse K…oco K…okedhima iaka pas njohur nga afer gruan e apre Endrit, ndersa Emndri ia ka pas njohur nga afer Brixhilden ketij Kocos. Kompleksin e inferioritetit qe ka Rama ndaj Kocos do e paguaje ne Fier dhe Vlore me humbje ise me fitore me breke neper kembe ne keto dy bastione te se majtes, per me teper kur PD-ja eshte ne dite te zeze si miza pa koke. lum rilindasit qe po u ndodh si me ate proverbin e Mirdites Qi prifti dhe paguan katundi. Ne kete rast Rilindasit do paguajne per priftin Koco. Gjaku i kripto cifutit Tan Santo rente mbi koken e vajzave drogaxhije te ketij K…oco K….okedhimes.

  • Te mbrosh Albpetrolin dhe Vjedhesin Koco Kokdhima vetem pse jane antare te PS eshte jo vetem injorance totale e atyre qe shprehen te tille, por eshte edhe tradheti kombetare. C’hyn ketu Berisha me femijet e tij, kur KLSH na tregon ujkun (Koco Kokdhimen) dhe disa “teoriciene” na trhgojne gjurmet! Lum ne me keta gjoja socialiste ne krye dhe komentatore hajvane (kete fjalen e funddit e kopjova nga Kryeministri Edi Rama thene sot para diplomatve shqiptare.).

  • Nuk mjaftuan 8 vjet ne krye te PS qe te njihni Edin, akoma shpresoni se ky antisocialist do te beje ndonje pune te hajrit?
    Gaboheni,koha po e verteton.

  • Nafta eshte nje nga Pasurite kombetare dhe dhurate e zotit per kete vend , prandaj aty ne ato karta duhet te germoje K .L Sh dhe nga ai kontroll duhet te mbushet ajo gropa e zeze financiare dhe kjo bande trafikantesh berishiane duhet te shkoje ne bangen e drejtesise , realisht te felliqur e pale ne shperndarjen e hiset e aferave maramendese te kompanive fantazme si Thaci Oil ku prapa eshte lubia , vampiri i korupsjonit djalli Sahli Muhaxhedini .

  • Kame shkruajtur shume here per Albpetrolin dhe dhenien me koncension te vb. te naftes e gazit, shfytezimin barbar nga kompanite e huaja dhe fitimet marramendese te tyre ne vendin tone. Industria e naftes, ndermarrjet dhe deget e lidhura me Albpetrolin kane qene pika kyce e ekonomise Shqiptare. Ato u krijuan nga qeveria e para 90’ me parat e popullit. Ajo qeveri beri investime kolosale ne ato vb dhe ne to punonin rreth 20 mije punetor e inxhiner te te gjitha specialiteteve. Ata derdhen djersen e tyre dhe kane punuar me shume se sa jane paguar per te nxjerr nafte e gas ne sherbim te kombit. VB e naftes qe jane dhene me koncension nga qeverit pseudemokratike te sali berishes dhe fatos nanos ne bashkepunim me Albpetrolin dhe Mafien Kombetare te Burimeve Natyrore (MKBN) nuk kishin nevoje per investime kapitale sic eshte pretenduar ne kontrata por per nje pune te kujdeseshme menaxhuese shkencore dhe specialist te talentuar qe nuk i mungojn shqiperise. Ato kishin nevoj per mirembajtje te puseve dhe jo per t’u populluar me militant dhe hajdut geveritar te PD ose PS, dhe as per puse horizontal, shperthime hidraulike qe te shkaterrojn reservuaret me porozitet te larte te shtresave naftembajtes te Patos-Marinzes, apo popmave me burm qe nuk jane te rekomandushme per ato reservuar e nafta viskoze. Shkurt Vb ekzistuese te naftes ne Shqiperi nuk kishin nevoj me shume se vlera e prodhimit te 1-2 diteve ne muaj per te shpenzuar per mirembajtjen e tyre.
    Gjithe ajo pasuri natyrore per 23 vite ka pasuruar dhe po pasuron kompanite e huaja, pinjollet e qeverive, te Albpetrolit dhe kelyshet e tyre. Ajo u kthye dhe vazhdon te jete nje lope qe vetem milet dhe pasuron keto monstra. Te gjithe ata qe punuan aq forte per te zbuluar dhe vene ne prodhim te plote ato vb kolosale, ndodhen sot te pa pune, te migruar neper bote ose pensionist. Te gjithe i shikojm keto vb si vidhen dhe si shkaterrohen dhe na pikon shpirti sepse me to kishim lidhur jeten tone si naftetare dhe ekonomia kishte te ardhurat e saj. Kjo industri dhe ajo e mineraleve kane mbajtur gjalle nje ekonomi te tere dhe ne koherat me te veshtira qe ka kaluar shqiperia si rezultat i konjukturave te ndryshme politike te krijuara ne vite. Periudha e para 90′ megjithese e kritikuar ne aspektin politik mund te konsiderohet si nje sistem qe e vlersoi drejte dhe investoj shume ne industrine e naftes sepse ishin pasuri natyrore me fitim te larte, me kosto shume te ulet dhe prej aty siguroheshin te mirat materiale per popullin. Une jame nje naftetar me 35 vjet experience ne fushen e kerkim-zbulimit dhe prodhimit te naftes e gazit. I kame ndjekur me vemendje te gjitha aktivitetet ne kete industri para dhe pas viteve 90′ dhe shikoj se ajo qe po ndodh me vb e naftes ne vendin tone nuk mund te ndodh ne asnje vend me te varfer te globit dhe eshte nje shembull i rralle se si shkaterrohen keto pasuri kombetare per qellime perfitimi te pinjolleve me pushtet.
    Ne cdo vend te botes ekzistojn kompanite shteterore e institucionet shkencore te cilat qeverite i perdorin per te menaxhuar te gjitha pasurit natyrore kombetare dhe sipermarrjen nga kompanite e huaja te zonave te reja per kerkime. Ne vendin tone puna qe u be pas viteve 90′ si piksynim te pare kishte shkaterrimin e institucioneve shkencore, vecanerisht ato te industrive kyce te vendit dhe pas tyre ndermarrjet per t’i privatizuar per nje cope buke tek pinjollet partiak dhe duke zhdukur kriteret tekniko-shkencore. Ne si specialist te kerkim-prodhimit disa here kishim kerkuar qe kompanit dhe institucionet e naftes te forcoheshin dhe vendburimet e zbuluara te mos privatizoheshin ose te jepeshin me koncensione sepse ishin ne prodhim te plote, nuk kerkonin investime kapitale por vetem sillnin te ardhura per ekonomine dhe ne to ishin punesuar mijra punetor dhe specialist. Por asnjeri nuk degjonte dhe pyeste, duke filluar qe nga kryeministrat meksi, nano, berisha, ylli bufi, apo kategoria e drejtorave te Albpetrolit si bahri shanaj, ajet mezini, gjergj kerri, ilia fili, punonjesit e AKH e soj e sorollop qeveritar e drejtues partiak ne te dyja krahet e politikes. Ketyre hajduteve u kishte marre truri ere dhe gufonin si ata gjelat e detit para vitit te ri dhe e konsideronin vehten si njerzit me te ditur te kombit, absolut ne vendimet e veprimet e tyre, qe mund te benin c’te donin me kete pasuri dhe j’a si i katandisen VB e naftes. Ne specialistet e thjeshte dhe pa parti j’u dukeshim atyre si ato mizat e vogla dhe vazhdimisht na kercenonin me vendin e punes pamvaresisht kontributit qe kishim dhene ne kete industri e punes qe benim. Shkaterrimi i institucioneve shkencore ishte objektiv partie e sali berishes dhe fatos nanos ne menyre qe te benin c’fare te donin me kete pasuri, t’a kishin plotesisht nen kontroll dhe t’a kishin me te lehte per t’a vjedhur e privatizuar ate. Sic theksova me siper Vb ekzistuese te naftes nuk duheshin dhene me koncensione por te qendronin pasuri e Albpetrolit shteteror.
    Ne termat e kontratave ka abuzime te medha dhe me fitime kolosale per kompanite koncensionare, qeveritaret, drejtoret, deputetet dhe ata qe suporten keto contrata. Keta pinjoll vazhdojne te marrin fitimet e tyre per ate cfare kane bere derisa keto kontrata te perfundojn ose nderpriten. Rrjedhimisht ajo qe vazhdoj per 23 vjet ka shume mundesi te kaloj edhe ne keta qeveritaret e rinj. Kjo eshte nje arsye e forte pse termat e ketyre kontratave mbahen kaq sekrete. Qeveria Rama e di mire qe ato Vb u jane dhene companive te krijuara rishtas per te marre nen koncension vb shqiptare si Stream Oil and Gas ose pa reputación si Premier, Bankers’ Petroleum, etj dhe ne to ka shume premtime per investime dhe ne termat e tyre ka shume abuzime. Qeveria premtoi se pika e pare do te ishte shqyrtimi i kontratave te pasurive natyrore, pse nuk behet?.. dicka eshte adaptuar, mesa duket edhe keta jane futur ne skemat e perfitueseve nga kjo pasuri. Jame i bindur qe po te kontrollohen keto kontrata, te nesmen ato do te zgjidhen sepse asgje nuk eshte realizar ne termat dhe ne afatet e parashikuara. Per dite flitet per abuzime dhe mos deklarim te shpenzimeve e cila eshte nje pike e fort per t’i prishur ato. Ky do te ishte Clirimi i Pasurise Kombetare nga hajdutet, kjo pasuri do ti kalonte ne administrim Albpetrolit dhe fitimi ne shtet do rritet ndjeshem. Kur do t’a beje qeveria kete?…..
    Flitet shume se keto kompani nuk kane fitime ne nje kohe kur asetet e tyre kane pesuar nje rritje marramendese sepse 1 ton nafte ne tregun nderkombetar shitet te pakten 600 dollar. Si ka mundesi qe keto punojne pa fitime per te nxjerr nafte nga Vb ne shqiperi, pse shpenzojne para keto? Mos vall ju vjene keq per ne?
    Ka shume per te shkruajtur per keto fatkeqesi qe po ndodhin ne vb e naftes, kerkon kohe per t’i trajtuar, por problemi me i madh eshte se ata qe kane ne dore ti rregullojne keto gjera i kane veshet shurdh dhe syte u jane verbuar nga perfitimet personale.

    Med Tahiri-Gjeolog

  • Ne Fier thone se, thesi sic shkonte dikur, vazhdon perseri te shkoje ne qeverine e sotme, plot me pare….

  • Ketu jane bere kontratat sikur shteti yne iu eshte lutur ndermarjeve te huaja.Aman ejani dhe merreni naften tone,dhe beni c’te doni.Si ka mundesi te parashikohen nene te tilla ne kontrate.Si ai konfidencialitetit dhe mosekspozimit nga pala e shtetit?Tani shtrohet pyetja.Kush ka qene minister i energjitikes kur eshte bere kjo kontrate.Se po te jete bere ne kohen qe energjitiken e kishte LSI-ja,atehere vari trasten,keshtu do te mbetet,dhe nuk do te kete asnjehere ndonje perpjekje juridike per rishikimin e saje.Dhe keto veprime me KLSH jane vertete per te qeshur.

  • Bravo klsh per kallezimin, nga kjo histori une kuptoj nje gje qe kontratat jane bere ne kohen e pd-se me perfitime kolosale per berisha @ co dhe ky drejtori I ri eshte joshur nga perfitimet, e thjeshte fare the show must go on

  • DUKET SE NE ALBPETROL VETEM SA JANE NDERRUAR DREJTORET, SE PUNA VAZHDON NJESOJ.

    HAJDE RILINDJE E KOCOS, HAJDE.

    SA PER KURIOZITET, KOCUA E KISHTE VAJ EDHE ME DREJTORAT E PD-SE QE KANE QENE NE ALBPETROL DHE MERRTE TENDERA EDHE ME TA.

  • Komente pafund, me emra te pervetcem e plot vrer. Edhe pse do doja te mos gjeja shpirtligjesine shqiptare, brenda tyre ato flasin vet.
    Duam apo jo ne, kudo te kete punuar drejtori i Alpetrol, shifrat qe vijne nga puna e tij jane te publikuara vetem tre dite me pare :(1.12 miliard lekë ose 11 milion USD më shumë të ardhura nga Albpetrol, për 6 muajt e parë 2014, 63% më shumë se 2013) “.
    Suksese punes se perkushtuar te gjithkujt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *